Veteranët e fundit në Devoll: Nuk jemi vlerësuar për punën që kemi bërë

Bashkim Cane dhe Avni Hoxha janë dy nga 3 veteranët e fundit të cilët ende jetojnë në Devoll. – Advertisement – Euronews Albania i takoi ata së fundmi për t’u njohur me historitë e luftës antifashiste nacional çlirimtare dhe veprat heroike të veteranëve të kësaj zone. Bashkim Cane, kryetar i veteranëve në Devoll tregon se […]

Maj 5, 2024 - 19:55
 0
Veteranët e fundit në Devoll: Nuk jemi vlerësuar për punën që kemi bërë
Reklamë
Reklamë

Bashkim Cane dhe Avni Hoxha janë dy nga 3 veteranët e fundit të cilët ende jetojnë në Devoll.

– Advertisement –
Euronews Albania i takoi ata së fundmi për t’u njohur me historitë e luftës antifashiste nacional çlirimtare dhe veprat heroike të veteranëve të kësaj zone.

Bashkim Cane, kryetar i veteranëve në Devoll tregon se vlerësimi për këta të fundit nga qenë minimal nga ana e qeverisë shqiptare dhe pushtetit lokal.

Reklamë
Reklamë

“I pavlerësuar për punën që kemi bërë dhe bëjmë, nuk na vlerësojnë sa duhet. E them këtë sepse unë jam familje dëshmori, edhe babi im nuk di emrin baba. U bëra 84 vite e nuk ma vlerësuan nga ana financiare, por edhe nga njeriu që duhet të jetë më human për këta njerëz. Këta vlerësojnë ballistët dhe jo partizanët. Të përndjekurit politikë marrin, e dëshmorët jo. Kërkesa ime është që gjakun e dëshmorëve ta vlerësojnë me shume se çfarë e vlerësojmë ne poshtë nga ata lart. Nuk i zunë njëherë në gojë dëshmorët në parlament kaq vjet”, thotë veterani.

Avni Hoxha, që jeton në Menkulas të Devollit, thotë se për punën historikë të dëshmorëve dhe veteranëve është folur shumë por është vepruar pak.

“Dite edhe natë, deri sa u çlirua Shqipëria. Me dhanë status të veteranit dhe kam 30 mijë lekë shpërblim. Ky e di sa kemi folur për dëshmorët, për partizanët, për Devollin nuk kemi ngrënë buke e ujë s’kemi pirë”, shprehet ai.

Në zonën e Devollit janë afro 300 dëshmorë të atdheut, ndërkohë që gjallë kanë ngelur vetëm tre veteranë të luftës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.