Vezët e Shkurtëzës 4 Herë më Shumë Vlera se të Pulës – Pse ju Duhen për Shëndetin
Vezët e shkurtëzës janë tepër të shëndetshme dhe ushqyese për organizmin. Ato janë më të vogla se vezët e pulës apo të rosës. E verdha e këtyre vezëve është shumë herë më e ndezur dhe më e madhe në krahasim me të bardhën. Ndonëse ky aspekt i bën këto vezë jo të mira për njerëzit […] The post Vezët e Shkurtëzës 4 Herë më Shumë Vlera se të Pulës – Pse ju Duhen për Shëndetin appeared first on AgroWeb.
Vezët e shkurtëzës janë tepër të shëndetshme dhe ushqyese për organizmin.
Ato janë më të vogla se vezët e pulës apo të rosës.
E verdha e këtyre vezëve është shumë herë më e ndezur dhe më e madhe në krahasim me të bardhën.
Ndonëse ky aspekt i bën këto vezë jo të mira për njerëzit që kanë nivele të larta të kolesterolit, ato konsiderohen përgjithësisht të shëndetshme.
Këto vezë i gjeni në tregjet e fshatarëve ose në supermarkete të mirënjohura në Shqipëri.
Vlerat Shëndetësore Të Vezëve Të Thëllëzës
Shikimi
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, vezët e thëllëzës përmbajnë sasi të larta të vitaminës A e cila përmirëson shikimin.
Antioksidantët parandalojnë formimin e perdes së syrit.
Kolesteroli
Siç e thamë më lart, këto vezë nuk rekomandohen për njerëz që kanë tashmë një nivel të lartë të kolesterolit.
Por njerëzit që nuk e kanë këtë problem, mund të konsumojnë vezët e thëllëzës sepse përbërësit e saj pasurojnë kolesterolin e mirë.
Tensioni I Gjakut
Vezët e thëllëzës përmbajnë kalium që ul tensionin e gjakut.
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ky mineral shërben për zgjerimin e enëve të gjakut.
Vezët Për Detoksifikim
Studimet kanë treguar se konsumi i vezëve të thëllëzës ndihmon në eliminimin e toksinave nga gjaku dhe zvogëlimin e gurëve në veshka dhe në tëmth.
Sëmundjet Kronike
Antioksidantët tek vezët e thëllëzës luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë sëmundje kronike.
Vezët e thëllëzës përmbajnë sasi domethënëse të vitaminës C dhe asaj A që neutralizojnë radikalet e lira dhe mbrojnë shëndetin.
Alergjitë
Vezët e thëllëzës përmbajnë një lloj proteine që në trup lufton simptomat e alergjive.
Ndaj nëse vuani nga inflamacioni apo reagime alergjike, vezët e thëllëzës ju vijnë në ndihmë.
Metabolizmi
Vitamina B tek vezët e thëllëzës përmirësojnë metabolizmin dhe hormonet, tregojnë të dhënat e AgroWeb.org.
Duke u dhënë shtysë shumë prej proceseve të organizmit, këto vezë janë shumë të shëndetshme dhe të shijshme.
Ndryshimi Mes Vezëve Të Thëllëzës Dhe Pulës.
Vlera ushqyese e vezëve të thëllëzës është 3-4 herë më e lartë se vezët e pulës.
Ato përmbajnë 13 përqind proteinë, ose 2 përqind më shumë se vezët e pulës.
Vezët e thëllëzës përmbajnë 140 mcg vitaminë B1 ndërsa vezët e pulës përmbajnë 50 mcg vitaminë B.
Ato përmbajnë dyfishin e vitaminave A dhe B2 dhe pesëfishin e hekurit dhe kaliumit në krahasim me vezët e pulës./AgroWeb.org
The post Vezët e Shkurtëzës 4 Herë më Shumë Vlera se të Pulës – Pse ju Duhen për Shëndetin appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?