VIDEO / Berisha paraqitet para prokurorëve, militantët e presin te dera e SPAK: O Sali, o hero…

Pak para orës 10:00 Sali Berisha është nisur drej Prokurorisë së Posaçme për t’u marrë në pyetje sa i takon aferës së ish-klubit sportiv “Partizani”. “Beteja vazhdon. Nuk është hera e parë që merrem në pyetje nga prokurorët” – tha Berisha teksa doli nga banesa, duke rrëzuar kështu pretendimet e gazetarëve. Ndërkohë teksa mbërriti para […]

Janar 23, 2024 - 10:15
 0
VIDEO / Berisha paraqitet para prokurorëve, militantët e presin te dera e SPAK: O  Sali, o hero…
Reklamë
Reklamë

Pak para orës 10:00 Sali Berisha është nisur drej Prokurorisë së Posaçme për t’u marrë në pyetje sa i takon aferës së ish-klubit sportiv “Partizani”.

“Beteja vazhdon. Nuk është hera e parë që merrem në pyetje nga prokurorët” – tha Berisha teksa doli nga banesa, duke rrëzuar kështu pretendimet e gazetarëve.

Ndërkohë teksa mbërriti para SPAK aty pritej nga një grusht militantësh dhe 3-4 deputetë të Rithemelimit.

Reklamë
Reklamë

“O Sali o Hero, gjithë Shqipëria ty të do” – ishin thirrjet e militantëve teksa Berisha u garantoi fitore ndaj drejtësisë dhe rivalëve politikë.

“Beteja me krimin vazhdon. Jam këtu për të denoncuar Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë” – tha ai.

Berisha ndodhet në arrest shtëpiak që prej 30 Dhjetorit. Nuk dihet ende nëse ai do pranojë të shkojë në SPAK, pasi në kohën kur i ishte caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” nuk e zbatoi asnjëherë duke e cilësuar vendimin e gjykatës si antikushtetues.

Ai akuzohet për “korrupsion pasiv” lidhur me aferën, për të cilën u prangos edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Ky i fundit është nën hetim për pastrim parash.

Këtë të Martë do të jenë prokurorët Enkeleda Minollai dhe Arben Kraja ata që do i drejtojnë pyetje Berishës, ndërkohë që para nisjes së seancës ka forca të shtuara policie para Strukturës së Posaçme.

Edhe pse për më shumë se 3 javë Berisha nuk lejohet të dalë jashtë shtëpisë së tij, ai e ka gjetur mënyrën si të komunikojë me demokratët. Nga dritarja e banesës së tij, ai del e mban fjalime prej dy javësh tashmë, çdo pasdite, duke u bërë thirrje mbështetësve të dalin në protesta kundër qeverisë.

/a.r

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.