VIDEO/ Deputetët gjeorgjianë i lënë nervat, grushta njëri-tjetrit në parlament
Ligjvënësit nga partitë kundërshtare në parlamentin e Gjeorgjisë u përplasën sërish sot teksa u përpoqën të arrinin një marrëveshje mbi projekt-ligjin e diskutueshëm
Ligjvënësit nga partitë kundërshtare në parlamentin e Gjeorgjisë u përplasën sërish sot teksa u përpoqën të arrinin një marrëveshje mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të “agjentëve të huaj”.
Me gjithë bujën, legjislacioni u miratua përfundimisht me shumicë votash.
I titulluar zyrtarisht “Për transparencën e ndikimit të huaj”, projektligji do t’u kërkojë organizatave jofitimprurëse gjeorgjiane, mediave dhe individëve me më shumë se 20% fonde të huaja të regjistrohen si subjekte “që promovojnë interesat e një fuqie të huaj” dhe të zbulojnë të ardhurat e tyre dhe donatorë.
Refuzimi për ta bërë këtë do të dënohet me gjobë deri në 9500 dollarë.
Përpara se të hidheshin votat, shpërtheu një debat i ashpër në sallë dhe disa anëtarë u përplasën fizikisht me grushte, duke përfshirë në fund disa dhjetëra njerëz që shtynin njëri-tjetrin. I gjithë episodi u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni gjeorgjian nga ndërtesa e Parlamentit në Tbilisi.
Përleshja shënoi herën e tretë që diskutimet rreth projektligjit kaluan në kaos.
What's Your Reaction?