VIDEO / Festa kthehet në tragjedi! E dehura në timon shtyp për vdekje dy fëmijë, 13 të tjerë plagosen

Dy fëmijë, të moshës 8 dhe 5 vjeç, u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën kur një shofere e dehur përplasi makinën e saj në një festë ditëlindje me fëmijë, në Michigan, SHBA. Përplasja ndodhi rreth orës 15:00 ditën e djeshme kur një grua 66-vjeçare përplasi automjetin e saj në klubin e varkave Swan […]

Prill 21, 2024 - 13:45
 0
VIDEO / Festa kthehet në tragjedi! E dehura në timon shtyp për vdekje dy fëmijë, 13 të tjerë plagosen
Reklamë
Reklamë

Dy fëmijë, të moshës 8 dhe 5 vjeç, u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën kur një shofere e dehur përplasi makinën e saj në një festë ditëlindje me fëmijë, në Michigan, SHBA.

Përplasja ndodhi rreth orës 15:00 ditën e djeshme kur një grua 66-vjeçare përplasi automjetin e saj në klubin e varkave Swan Creek, ku fëmijët dhe prindërit e tyre po shijonin një festë ditëlindjeje, tha Sherifi i Qarkut Monroe, Troy Goodnough.

Video tregon fuoristradën blu të gruas duke kaluar me shpejtësi nëpër parkingun e klubit dhe duke u përplasur me murin e pasmë të ndërtesës. Një vajzë 8-vjeçare dhe vëllai i saj 5-vjeçar kanë humbur jetën në vendngjarje, tha policia.

Reklamë
Reklamë

Tre fëmijë dhe gjashtë të rritur u dërguan në spitalet e zonës me dy helikopterë ose ambulanca, disa me lëndime të rrezikshme për jetën.

Të plagosurve të tjerë u është dhënë ndihma e parë në vendngjarje dhe disa prej tyre janë dërguar në spital me automjete private.

Policia nuk e bëri të ditur identitetin e gruas, por tha se ajo u arrestua me dyshimin se kishte drejtuar mjetin në gjendje të dehur duke shkaktuar vdekjen. Ajo po bashkëpunonte me autoritetet dhe ka të ngjarë të përballet me më shumë akuza ndërsa hetimi vazhdon.

Swan Boat Club ka njoftuar se do të jetë i mbyllur për pjesën tjetër të fundjavës për shkak të tragjedisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.