VIDEO / Italiani prej 16 vitesh në Shqipëri, erdhi si turist por vendosi të jetojë këtu
Shkeli për herë të parë si turist në Shqipëri në vitin 2008, por që prej asaj kohe Davide Malinarich nuk e ndërron me vend tjetër. Vendosi bashkë me familjen të jetojë në Shkodër, ku punon si guidë turistike për t’u treguar të huajve bukuritë e vendit tonë. “Jam nga Genova e Italisë, që nga 2008 […]
Shkeli për herë të parë si turist në Shqipëri në vitin 2008, por që prej asaj kohe Davide Malinarich nuk e ndërron me vend tjetër. Vendosi bashkë me familjen të jetojë në Shkodër, ku punon si guidë turistike për t’u treguar të huajve bukuritë e vendit tonë.
“Jam nga Genova e Italisë, që nga 2008 jam në Shqipëri. Në fillim erdha për të eksploruar vendet e bukura që të ofron ky vend e më pas vendosa të jetoj këtu. Kam bërë punë të ndryshme. Aktualisht bëj 8 vite që punoj në një guidë turistike, për të promovuar dhe orientuar turistët drejt veriut të Shqipërisë. Lekbibajn e kam vizituar për herë të parë para 6-vitesh dhe tani më duket si shtëpia ime. Turistë nga e gjitha bota vijnë për t’i shoqëruar. Para pak ditësh kisha disa italianë, me një guidë alpine nga Alaska për të vizituar Tropojën”, tha turisti.
Por Davide tregon se dhe familja e tij është përshtatur shumë mirë, teksa ngrohtësia e njerëzve ndjehet edhe mëngjeseve në rrugë.
“Familja ime jeton në Shkodër, kam dy vajza të cilat shkojnë në shkollë dhe e përshkruajnë si eksperiencë të jashtëzakonshme. Unë do të vazhdojë të jetojë përsëri këtu E veçanta këtu është se në mëngjes shikon njerëz të qeshur e plot energji, ndërsa në Itali jeta e përditshme është e vrullshme dhe nuk të motivon”, tregon ai.
Davide është një rast që tregon se vendi ynë me të gjithë resurset të ofron jo vetëm mundësi të pafundme ekspolorimi por edhe punësimi kur dëshira dhe pasioni nuk mungojnë
Gazetar: D. Shehu
What's Your Reaction?