VIDEO / Ky është roboti “Victor 6000”, shpresa e fundit për gjetjen e nëndetëses “Titan”
Për të ndihmuar në kërkimin e nëndetëses ‘Titan’, të zhdukur në Atlantikun e Veriut, pritet mbërritja e anijes franceze Atalante, me një robot që mund të arrijë deri në 6000 metra thellësi. “Victor 6000” ka krahë mekanikë që mund të kontrollohen nga distanca për të prerë kabllot ose për të kryer manovra të tjera. “Roboti […]
Për të ndihmuar në kërkimin e nëndetëses ‘Titan’, të zhdukur në Atlantikun e Veriut, pritet mbërritja e anijes franceze Atalante, me një robot që mund të arrijë deri në 6000 metra thellësi.
“Victor 6000” ka krahë mekanikë që mund të kontrollohen nga distanca për të prerë kabllot ose për të kryer manovra të tjera.
“Roboti nuk është i aftë të ngrejë vetë nëndetësen, por mund të ndihmojë në ankorimin e saj në një anije”, shpjegoi Olivier Lefort, shefi i operacioneve detare në Institutin Francez të Kërkimeve për Shfrytëzimin e Detit.
“Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur. Zhurmat që u dëgjuan na bëjnë të shpresojmë se nëndetësja është në shtratin e detit dhe se njerëzit janë ende gjallë, por skenarë të tjerë janë të mundshëm. Edhe nëse shpresa është e ulët, ne do ta tentojmë”, siguroi ai.
“Victor 6000” drejtohet nga një ekuipazh prej 25 personash.
“Victor është në gjendje të bëjë eksplorim vizual me të gjitha pajisjet video që ka”, shtoi Lefort.
/a.r
What's Your Reaction?