VIDEO/ Navalny përcillet për në banesën e fundit, mijëra njerëz e nderojnë me lot në sy
Nën tingujt e “My Way” nga Frank Sinatra, arkivoli me trupin e Alexei Navalny u varros sot në varrezat e Borisovskoye në Moskë,
Nën tingujt e “My Way” nga Frank Sinatra, arkivoli me trupin e Alexei Navalny u varros sot në varrezat e Borisovskoye në Moskë, ndërsa mijëra njerëz ndoqën kortezhin e varrimit në këmbë nga kisha në lagjen Mariino, ku lideri i opozitës jetonte sa ishte i lirë.
Kolona zanore nga skena e fundit e filmit “Terminator 2”, ku Schwarzenegger frazën e tij të famshme “Unë do të kthehem” u luajt gjithashtu gjatë varrimit. Sipas kolegëve të tij, “Alexei e konsideronte “Terminator 2” filmin më të mirë.
Footage shows Alexei Navalny’s coffin being buried to the soundtrack of the movie ‘Terminator 2’
Reklamë Reklamë “Alexei considered it the best movie on earth, and the music from its final scene was played at his funeral.”
This soundtrack is also notable in the iconic movie when Arnold… pic.twitter.com/EFyxe1d87Z
— NEXTA (@nexta_tv) March 1, 2024
Turmat janë mbledhur në portat e varrezave të Borisovskoge dhe kërkojnë që të lejohen për të bërë nderime, ndërsa forca të rrepta sigurie janë vendosur në zonë që në mëngjes herët.
Gjatë ceremonisë së varrimit në kishë, trupi i Navalny u ekspozua me arkivolin të hapur për të afërmit e tij.
Nëna e tij, Liudmila, dhe babai, Anatoli, u ulën pranë arkivolit, duke mbajtur qirinj, ndërsa prifti këndonte shërbimin.
Mijëra qytetarë rusë ishin mbledhur që herët në mëngjes – dhe pavarësisht paralajmërimeve të Moskës – rreth dhe jashtë kishës për t’i dhënë lamtumirën Navalny, me lot në sy, duke hedhur lule dhe duke brohoritur në mënyrë ritmike emrin e tij dhe parrulla të tilla si “jo luftës” dhe ” ne nuk do ta harrojmë vdekjen tënde”.
In south #Moscow, #Russia, people who turned up to attend the funeral of opposition politician Alexey @Navalny are walking from the church in Maryino (where the church service was held) to the Borisovskoye cemetery in Brateyevo:
— Alex Kokcharov (@AlexKokcharov) March 1, 2024
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kishte paralajmëruar më herët se çdo tubim i paautorizuar në mbështetje të disidentit rus do të përbënte shkelje të ligjit, duke shtuar se ai nuk kishte “asgjë për t’i thënë” familjes së të ndjerit.
Ndër ata që prisnin në radhë për të bërë nderimet e fundit ishin ambasadorët e Francës, Gjermanisë dhe SHBA-së, si dhe tre figura të opozitës që mbeten të lirë: Yevgeny Roizman, Boris Nadezdin dhe Ekaterina Dutsova. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?