VIDEO/ Nuk i ndal gafat! Biden quan mbretëreshën Rania të Jordanisë “mbretëresha Rihanna”
Familja mbretërore e Jordanisë ka zhvilluar një vizitë në SHBA ku janë mirëpritur nga presidenti amerikan Joe Biden. Por, gjatë bisedës Joe Biden
Familja mbretërore e Jordanisë ka zhvilluar një vizitë në SHBA ku janë mirëpritur nga presidenti amerikan Joe Biden.
Por, gjatë bisedës Joe Biden bëri një tjetër gafë.
Mbretëresha e Jordanisë, Rania u takua me presidentin Biden këtë javë si pjesë e vizitës së bashkëshortit të saj Mbretit Abdullah në kryeqytetin amerikan, së bashku me djalin e tyre të madh, Princin Husein.
Presidenti amerikan dhe mbreti zhvilluan një takim privat, ku diskutuan mundësinë e një armëpushimi në Gaza.
Para kësaj, familjet e mbretit të Jordanisë dhe presidentit amerikan u takuan dhe bënë fotografi për mediat, ndërsa Joe Biden i dha mbretëreshës një emër të ri.
Biden e quajti mbretin një mik të mirë kurse gruan e tij, Mbretëreshën Rania, “Mbretëresha Rihanna”.
Video here: pic.twitter.com/Ey3FcGvLNw
— Michael DiMino (@mpdimino) February 12, 2024
What's Your Reaction?