VIDEO/ Policia e Kosovës bastis vilën super luksoze të terroristit serb Milan Radojcic/ Zveçla: Ai është Pablo Escobar i rajonit

Ministri i Brendshem Xhelal Zvecla publikoi pamje nga bastisja e viles luksoze te Milan Radojcic ne Liqenin e Ujmanit, ne kuader te hetimeve

Shtator 29, 2023 - 17:30
 0
VIDEO/ Policia e Kosovës bastis vilën super luksoze të terroristit serb Milan Radojcic/ Zveçla: Ai është Pablo Escobar i rajonit
Reklamë
Reklamë
Ministri i Brendshem Xhelal Zvecla publikoi pamje nga bastisja e viles luksoze te Milan Radojcic ne Liqenin e Ujmanit, ne kuader te hetimeve qe po vijne per sulmin terrorist ndaj policise se Kosoves nga nje grup i armatosur serb mengjesin mes te shtunen dhe te dieles.
Nga pamjet e publikuara duket se “strehesa” e nenkryetarit te Listes Serbe duket nje fortifikimm i vertete, ndaj Zvecla e ka krahasuar serbin me Pablo Escobarin e Ballkanit.
Ministri i Brendshem i Kosoves shkruan se Radojcic dhe te tjeret jane bere multimilionere ne kurre te qytetareve., ndaj cdo aktivitet i tyre ka nevoje te hetohet.
Sulmi terrorist me të cilin është ballafaquar Policia e Kosovës në fshatin Banjska të Zveçanit do të hetohet detajisht dhe deri në fund.Policia e Kosovës në zbatim të urdhëresës së gjykatës, sot ka kryer bastistje në banesën e Milan Radojçiq, në vilën tij në Liqenin e Ujmanit, në një aneks/ngrohtore të Spitalit të Mitrovicës si dhe në shtëpinë e Vladimir Radivojevic i njohur me nofkën “Mami”.Ne e kemi dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi i këtij grupi ishte Milan Radojciq. Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë.Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist.
Bastisja e viles luksise se Radojcic vjen pak pasi ky i fundit pranoi te kishte qene ne krye te sulmuesit terrorist ndaj Kosoves qe la te vdekur edhe nje polici, rreshterin Afrim Bunjaku.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.