Video që solli divorcin/ Momenti kur bashkëshorti i Melonit zbulon lidhjen jashtëmartesore dhe josh gazetaren në studio

Sot kryeministrja italiane, Giorgia Meloni njoftoi se së shpejti do të nisë procedurat e divorcit me Andrea Giambruno. Por siç bëjnë me dije

Tetor 20, 2023 - 11:50
 0
Video që solli divorcin/ Momenti kur bashkëshorti i Melonit zbulon lidhjen jashtëmartesore dhe josh gazetaren në studio
Reklamë
Reklamë

Sot kryeministrja italiane, Giorgia Meloni njoftoi se së shpejti do të nisë procedurat e divorcit me Andrea Giambruno. Por siç bëjnë me dije mediat italiane, shkak është bërë një lidhje jashtë martesore e Giambruno e zbuluar në një emision live në televizionin italianStiscia la notizia’. Giambruno pranon lidhje jashtë martesore madje i thotë një vajze tjetër t’i bashkohet për të kryer marrëdhënie intime të tre.

 

Pjesë nga dialogu i vajzës dhe Andrea Giumbrunos:

Reklamë
Reklamë

 

Bashkëshorti Melonit- Je një grua shumë e zgjuar, po përse s’të kam njohur më përpara? Po ti je e fejuar?

 

Vajza- Po jam në një marrëdhënie, ta kam thënë që javën e kaluar Andrea

 

Bashkëshorti i Melonit- Po si quhesh, a jemi njehur ne të dy? O zemër e di që unë edhe **** (vajza me të cilën tradhton Melonin) duam të bëjmë një treshe? E dinë të gjithë, tani e di dhe ti. Por ne po kërkojmë një të tretë për të qenë pjesë e treshes sonë. Edhe katërshe ndoshta…

 

Lajmin e ndarjes ka dhënë vetë Meloni me një postim në rrjetet sociale. Ajo thotë se prej disa kohësh, ajo dhe partneri i saj kanë marrë drejtime të ndryshme në jetë, ç’ka solli edhe ndarjen e tyre.

 

“Unë do ta mbroj atë që ishim, do ta mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj me çdo kusht, një vajzë shtatëvjeçare që e do nënën e saj dhe e do babanë e saj, ashtu siç nuk munda të dua unë timin. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë. PS. Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika shpreson të nxjerrë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm një pikë ujë”, shkruan kryeministrja italiane Meloni.

 

Për të parë videon klikoni këtu

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.