VIDEO/ Trupi i pajetë i 41-vjeçares shqiptare fshihej në bagazh, autorët kapen nga kamerat
Mediat greke kanë publikuar një tjetër video ku dallohen dy autorët e vrasjes së 41-vjeçares shqiptare, Gjeorgjia Murati, në Selanik. Në videon e regjistruar nga
Mediat greke kanë publikuar një tjetër video ku dallohen dy autorët e vrasjes së 41-vjeçares shqiptare, Gjeorgjia Murati, në Selanik.
Në videon e regjistruar nga një kamera sigurie e një biznesi pranë, shihen dy autorët, bashkëshorti i të ndjerës dhe shoku i tij, duke mbajtur trupin e pa jetë të saj. Pamjet janë regjistruar në natën e ndërrimit të viteve në Kalamaria.
Njëkohësisht, shihen dy të arrestuarit për vrasjen mizore të 41-vjeçares, duke mbajtur një dyshek sipër makinës, pak orë pas. Në videon prej 13 sekondash të regjistruar nga kamerat e sigurisë së biznesit, fiksohen lëvizjet e autorëve rreth 4.5 orë pas vrasjes që ata kryen në shtëpinë e 39-vjeçarit në Kalamaria.
Dysheku siç kuptohet nga pamjet do të dërgohet në banesë, kjo pasi dy autorët kanë groposur të ndjerën në një zonë të shkretë në Halkidikit dhe janë rikthyer në shtëpi.
Ata kanë hedhur rreth 150 larg shtëpisë dyshekun me gjakun e viktimës për ta zëvendësuar me një tjetër, në mënyrë që të zhdukin gjurmët./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?