VIDEO / Unaza e madhe e Tiranës, ARRSH: Në lotin 4 nis ndërtimi i rrugëve dytësore

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri të ditur se punimet në kantierin e lotit 4 të Unazës së Madhe Tiranë, po vijojnë me ndërtimin e rrugëve dytësore pjesë e këtij loti edhe të viaduktit me gjatësi 420m. ARRSH ndau në rrjete sociale pamje nga punimet që po kryen në këtë vepër të rëndësishme të infrastrukturës, që […]

Prill 27, 2024 - 14:00
 0
VIDEO / Unaza e madhe e Tiranës, ARRSH: Në lotin 4 nis ndërtimi i rrugëve dytësore
Reklamë
Reklamë

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri të ditur se punimet në kantierin e lotit 4 të Unazës së Madhe Tiranë, po vijojnë me ndërtimin e rrugëve dytësore pjesë e këtij loti edhe të viaduktit me gjatësi 420m.

ARRSH ndau në rrjete sociale pamje nga punimet që po kryen në këtë vepër të rëndësishme të infrastrukturës, që po merr formë dita ditës deri në realizimin e plotë.

“Në kantierin e lotit 4 të Unazës së Madhe Tiranë – aty ku po vijon puna për ndërtimin e viaduktit me gjatësi 420m dhe ndërtimin e rrugëve dytësore pjesë e këtij loti”, shkroi ARRSH.

Reklamë
Reklamë

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.