VIDEO/”Nuk na dalin llogaritë or miq. Hajde një pushtues e sill një fe, ik një pushtues e lër një fe”, ja thirrja e Gjergj Lucës për formularin e Censit
Teksa ditën e sotme ka nisur Censi i Popullsisë dhe Banesave, biznesmeni Gjergj Luca ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke plotësuar pyetjet lidhur me përkatësinë fetare. Me nota humori, Gjergji shkruan nuk na dalin llogaritë, ajde një pushtues e sill një fe, ik një pushtues e ler një fe. Ndër të […]
Teksa ditën e sotme ka nisur Censi i Popullsisë dhe Banesave, biznesmeni Gjergj Luca ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke plotësuar pyetjet lidhur me përkatësinë fetare.
Me nota humori, Gjergji shkruan nuk na dalin llogaritë, ajde një pushtues e sill një fe, ik një pushtues e ler një fe.
Ndër të tjera, ai thotë se te përgjigjja e tij, te pyetja për fenë, ka shkruar se është shqiptar. Madje ai u bëri thirrje të gjithëve, që te feja të shkruajmë shqiptarë, sepse sipas tij, ne jemi për kombin përpara e për atdheun, pastaj për fetë.
“Unë kam nënën myslimane, babain katolik, gruaja ortodoks, një kalama e kam pagëzuar ortodoks, një tjetër sherri më ka shkuar te xhamia e lagjes, unë falem në kishë dhe shkoj edhe në xhami.
Ca të shkruaj unë këtu? Më ka zënë belaja, si ta plotësoj, nuk e di!
Mua të gjithë fetë më pëlqejnë, po e shkruaj shqiptar. Dhe ju bëj thirrje miq, të gjithë këtu tek feja të shkruajmë shqiptarë ,se ne jemi për kombin përpara e për atdheun, pastaj për fetë”, shprehet Luca.
What's Your Reaction?