Vidhet banesa në Lushnjë/ E moshuara flet për gruan që i mori 1.3 mln lekë: Më tha të paskan bërë magji
Një grabitje në mes të ditës së djeshme (22 nëntor) ka ndodhur në fshatin Zhamë të Lushnjës ku në një banesë janë vjedhur rreth 1.3 milionë lekë Jalldize Ibraliu, 65 vjeçe e cila jeton në këtë banesë akuzon një grua si autore të kësaj vjedhjeje. Në një prononcim për median ajo tregoi se gruaja i […]
Një grabitje në mes të ditës së djeshme (22 nëntor) ka ndodhur në fshatin Zhamë të Lushnjës ku në një banesë janë vjedhur rreth 1.3 milionë lekë
Jalldize Ibraliu, 65 vjeçe e cila jeton në këtë banesë akuzon një grua si autore të kësaj vjedhjeje.
Në një prononcim për median ajo tregoi se gruaja i kishte treguar se kishte ardhur nga Tetova dhe kishte folur për magjira.
“Isha tek karrigia. Hyri tek porta. Po vij nga Tetova dua pak ujë. Erdhi u afrua dhe doli në diell ku ishin fshesat. Më thanë ty të paskan bërë magji. Burrit tënd i kanë bërë magji. Nuk mbaj mend çfarë më ka bërë” thotë ajo ndërsa kujton se ‘lekët ishin tek koka e krevatit’ tha gruaja.
/f.s
What's Your Reaction?