Vlerësimi i shqiptarëve të thjeshtë për SPAK-un tregon se reformimi i sistemit të drejtësisë po funksionon

Nga Eduard Zaloshnja Nga një sondazh që po drejtoj në terren, me anketim të drejpërejtë të qytetarëve nga Konispoli në Vermosh, rezulton paraprakisht se rreth 60% e shqiptarëve anojnë nga vlerësimi pozitiv për SPAK-un në luftën kundër korrupsionit (vetëm 27% negativ). Rreth 67% e 4500 lexuesve të Shqiptarja.com kanë dhënë aktualisht vlerësim pozitiv online për […]

Prill 7, 2024 - 09:35
 0
Vlerësimi i shqiptarëve të thjeshtë për SPAK-un tregon se reformimi i sistemit të drejtësisë po funksionon
Reklamë
Reklamë

Nga Eduard Zaloshnja

Nga një sondazh që po drejtoj në terren, me anketim të drejpërejtë të qytetarëve nga Konispoli në Vermosh, rezulton paraprakisht se rreth 60% e shqiptarëve anojnë nga vlerësimi pozitiv për SPAK-un në luftën kundër korrupsionit (vetëm 27% negativ). Rreth 67% e 4500 lexuesve të Shqiptarja.com kanë dhënë aktualisht vlerësim pozitiv online për punën e SPAK-ut (vetëm 20% negativ). Rreth 55% e 2000 lexuesve të BalkanWeb kanë dhënë aktualisht vlerësim pozitiv online për SPAK-un në luftën kundër korrupsionit (vetëm 33% negativ). Në një sondazh me 2000 SMS krejt të rastësishme që zhvillova për Report TV, Drejtuesi i SPAK-ut Dumani rezultoi personazhi i vitit 2023, me diferencë të madhe nga Rama, Berisha dhe shtatë personazhe të tjerë shtetërorë apo politikë (lexo këtu: https://shqiptarja.com/lajm/eduard-zaloshnja-dumani-i-spakut-i-pari-me-50-nderkohe-40-te-pakenaqur-me-te-dyja-krahet-e-politikes ).

Ky vlerësim pozitiv i shqiptarëve të thjeshtë për SPAK-un tregon se po funksionon reformimi i sistemit të drejtësisë, i votuar me unanimitet nga 140 deputetë më 2016 (nën trysninë e fortë të SHBA-së dhe BE-së). Një vlerësim i tillë pozitiv e ka bazën në atë që lexojnë e dëgjojnë qytetarët – falë hetimit të SPAK-ut po shkojnë për korrupsion drejt gjyqit ish-kryeministra, ish-zv.kryeminstra, ish-ministra, ish-kryebashkiakë, dhe ish-drejtorë të rëndësishëm. Dhe hetimet e SPAK-ut po vazhdojnë intensivisht…

Reklamë
Reklamë

Kur PS-ja erdhi në pushtet, premtoi se do ta reformonte sistemin e drejtësisë, në mënyrë që ai ta luftonte korrupsionin që ishte rrënjosur në çdo qelizë të qeverisjes qendrore e vendore. Dhe vetëm tani po shihen frutet e para të atij reformimi.

Do duhet një punë e vzhdueshme e SPAK-ut dhe një plugim më i thellë i tokës prej tij në vijim, që zyrtarët dhe ish-zyrtarët mos t’u gëzohen më parave të taksapaguesve që kanë zhvatur apo që mund të kenë ndërmend të zhvasin.

Lufta e SPAK-ut kundër korrupsionit nuk është një sprint – është një maratonë!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.