Vodhën 4 automjete në 2 muaj/ Kapet në flagrancë 14-vjeçari, procedohen moshatarët e tij në Fier
Tre të mitur kanë rezultuar autorë të vjedhjes së 4 automjeteve gjatë dy muajve të fundit. Policia ka mundur t’i identifikojë, vetëm pasi
Tre të mitur kanë rezultuar autorë të vjedhjes së 4 automjeteve gjatë dy muajve të fundit. Policia ka mundur t’i identifikojë, vetëm pasi njëri nga të miturit u kap në flagrancë, teksa po largohej me automjetin që kishte vjedhur.
Ngjarja u shënua në lagjen “11-janari”, Fier. 14-vjeçari po drejtonte automjetin e vjedhur në momentin që u ndalua nga blutë. Pas hetimeve të kryera rezultoi se ai së bashku me dy moshatarë të tij, ka vjedhur gjatë periudhës gusht-shtator 2023, dhe 3 automjete të tjera.
Veprimet procedurale me 14-vjeçarin janë kryer në prani të avokatit, si dhe psikologut.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta të mitur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
What's Your Reaction?