Votohet qeveria e re në Malin e Zi

Është votuar  në orët e para të mëngjesit të sotëm qeveria e re e Malit të Zi e kryesuar nga Milojko Spajiç. Qeveria e tij ka marrë 46 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim. Gjatë votimit nuk kishte deputetë të GP të URA dhe të Partisë Boshnjake BS. DPS dhe SD thanë se qeveria [...]Read More...

Tetor 31, 2023 - 08:25
 0
Votohet qeveria e re në Malin e Zi
Reklamë
Reklamë

Është votuar  në orët e para të mëngjesit të sotëm qeveria e re e Malit të Zi e kryesuar nga Milojko Spajiç. Qeveria e tij ka marrë 46 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim.

Gjatë votimit nuk kishte deputetë të GP të URA dhe të Partisë Boshnjake BS. DPS dhe SD thanë se qeveria e 44-të është kundër Malit të Zi, anti-evropiane dhe pro-ruse. Ata thonë gjithashtu se nuk do të zgjasë shumë sepse siç thonë ata është ndërtuar mbi themele të gabuara.

Debati në Kuvend u karakterizua nga polemika të mprehta mes Spajic dhe ish-kryeministrit dhe kreut të GP të URA-s, Dritan Abazovic.

Reklamë
Reklamë

Përbërja e Qeverisë së 44-të :

  • Zëvendëskryeministri për Siguri, Politikë të Brendshme, Evropë dhe Punë të Jashtme – Aleksa Beçiç, MSc
  • Zëvendëskryeministri për sistemin politik, gjyqësorin dhe kundër korrupsionit – Momo Koprivica, MSc
  • Zëvendëskryeministri për Punë, Arsim, Shëndetësi dhe Çështje Sociale – Dr. Srđan Pavićević
  • Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik – Nik Gjeljošaj
  • Zëvendëskryeministri për Demografinë dhe Rininë dhe Ministri i Sportit dhe Rinisë – Dragoslav Šćekić
  • Ministri i Punëve të Jashtme – Dr. Filip Ivanoviç
  • Ministri i Transportit dhe Punëve Detare – Filip Raduloviç
  • Ministri i Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronës Shtetërore – Janko Odoviç
  • Ministrja e Çështjeve Evropiane – Maida Gorçeviç
  • Ministri i Financave – Novica Vukoviç
  • Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit – prof. Dr.Angjela Jakshiç Stojanoviç
  • Ministri i Drejtësisë – Andrej Miloviç
  • Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Naida Nishiç
  • Ministri i Shëndetësisë – Dr. Vojislav Šimun
  • Ministri i Energjisë dhe Minierave – prof. Dr.Sasha Mujoviç
  • Ministri i Punëve të Brendshme – Danilo Sharanoviç
  • Ministri i Mbrojtjes – Dragan Krapoviç
  • Ministri i Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut – Vladimir Martinovic
  • Ministre e Kulturës dhe Mediave – Tamara Vujoviç
  • Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave – Vladimir Jokoviç
  • Ministri i Administratës Publike – Maraš Dukaj
  • Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve – Fatmir Đeka

/abcnews.al

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.