Vranë me thikë të riun, dy të miturit 12-vjeç shpallen fajtor dhe dënohen me burg në Angli
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Britani, ku dy të mitur të moshës 12-vjeçare kanë vrarë me thikë një
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Britani, ku dy të mitur të moshës 12-vjeçare kanë vrarë me thikë një 19-vjeçar.
Sipas autoriteteve, dy autorët janë të pandehurit më të rinj që janë shpallur fajtor dhe janë dënuar për vrasje në 30 vitet e fundit.
Gjyqi në Gjykatën e Nottingham Crown zgjati një muaj dhe togat e zeza njëzëri shpallën fajtorë dy të miturit, pavarësisht se dy djemtë i mohuan akuzat dhe u përpoqën të fajësonin njëri-tjetrin.
Më 13 nëntor 2023, dy fëmijët, identiteti i të cilëve nuk mund të bëhet i ditur me ligj, vranë me hanxhar 19-vjeçarin Sean Sisahai, i cili ishte me miqtë në një park në Wolverhampton, një qytet në Anglinë qendrore.
Një nga djemtë, i cili shpesh mbante një thikë me teh 42 cm, e goditi fillimisht në shpatull. Viktima u godit me thikë, u shkel dhe në fund u vra.
Në Angli dhe Uells mosha e përgjegjësisë penale është 10 vjeç. Kjo do të thotë se një i mitur mbi 10 vjeç mund të arrestohet dhe gjykohet nëse kryen një vepër penale.
Të miturit trajtohen ndryshe nga të rriturit pasi nuk dërgohen në burgje por në qendra të veçanta paraburgimi./vizionplus.tv
What's Your Reaction?