Vrasësi Granit Plava e ndoqi “këmba-këmbës” Liridonën: Darkoi disa tavolina larg saj dhe Naimit në ditën fatale
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik, ku Liridona Ademaj u vra në një grabitje të inskenuar nga bashkëshorti i saj. Hetimet e prokurorisë, të cilat ende vijojnë, kanë zbuluar se vrasësi Granit Plava, e ka ndjekur gjatë gjithë kohës familjen Murseli gjatë natës tragjike. Mësohet se sa herë […]
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik, ku Liridona Ademaj u vra në një grabitje të inskenuar nga bashkëshorti i saj.
Hetimet e prokurorisë, të cilat ende vijojnë, kanë zbuluar se vrasësi Granit Plava, e ka ndjekur gjatë gjithë kohës familjen Murseli gjatë natës tragjike.
Mësohet se sa herë që vinte në Kosovë, Liridona Ademaj ishte mysafire e rregullt e një restoranti në Graçanicë. Aty, ajo shkoi edhe në mbrëmjen e 29 nëntorit, bashkë me burrin Naim Murseli dhe dy djemtë e saj.
Por 30-vjeçarja nuk ishte në dijeni se vetëm pak tavolina më tutje, po hante darkë Granit Plava, personi që dyshohet se u pagua nga Naim Murseli për ta vrarë Liridonën.
Ndërkohë që hante e vëzhgonte tavolinën ku Naim Murseli ishte bashkë më familjen. Për tu bërë gati për grabitjen e inskenuar, ai është ngritur pak minuta më herët sesa familja Murseli të largohej nga restoranti. Por ky ka qenë gabimi që e nxorri zbuluar, pasi gjatë gjithë qëndrimit dhe më pas daljes nga rastoranti, ai ëhstë kapur nga kamerat e sigurisë. Nga aty Policia e Kosovës identifikoi se Plava u largua me veturën e njejtë që ishte parë edhe tek vendi ku ndodhi ngjarja tragjike e 29 nëntorit.
Plava po priste tek një vend në Bërnicën e Epërme, të cilët banorët e quajnë Sinidoll e që gjendet në periferi të Prishtinës, aty ku familja Murseli kishte blerë një shtëpi. Në vendin e ngjarjes gjendet një kthesë e madhe, që detyron shoferët të ndalin shpejtësinë e lëvizjës. Madje pak metra më lartë, rruga është e dëmtuar që domosdo automjeti duhet të lëvizë ngadalë.
Pikërisht në këtë vend ai dhe Kushtrim Kokalla, të maskuar, i bënë pritë familjes, e teksa Naimi merrte fmëijët dhe largohej, atai mroën jetën Liridonës./m.j
What's Your Reaction?