Vrasësi i tri grave tenton të joshë SPAK-un: Kam informacione për disa ngjarje kriminale…

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, ai është paraqitur në SPAK pas dy letrave drejtuar Prokurorisë së Posaçme. Pasi janë administruar, prokurorët e posaçëm vendosën që të kërkojnë shoqërimin e tij në SPAK. Ai është pyetur për disa orë pasi sipas tij ka dijeni për një sërë ngjarjesh kriminale. Burime jo zyrtare thanë se […]

Maj 4, 2024 - 13:45
 0
Vrasësi i tri grave tenton të joshë SPAK-un: Kam informacione për disa ngjarje kriminale…
Reklamë
Reklamë

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, ai është paraqitur në SPAK pas dy letrave drejtuar Prokurorisë së Posaçme.

Pasi janë administruar, prokurorët e posaçëm vendosën që të kërkojnë shoqërimin e tij në SPAK. Ai është pyetur për disa orë pasi sipas tij ka dijeni për një sërë ngjarjesh kriminale.

Burime jo zyrtare thanë se ai do të ripyetet sërish nga prokurorët e posaçëm, pasi nga seanca e pyetjeve nuk ka dhënë asgjë me interes për hetimin.

Reklamë
Reklamë

Kush është Dan Hutra?

Data 1 mars do të mbahet mend gjatë për një nga masakrat më të rënda të ndodhura ndonjëherë, tre gra u vranë vrenda ditës nga i njëjti person.

Dan Hutra në fillim plagosi me thikë Marjana Gurakuqin, me pretekstin se i fshehu paratë që i la për t’i ruajtur.

Më pas shkoi drejt shtëpisë ku jetonte bashkëjetuesja e tij në Paskuqan, Elena Hysa, për të cilën dyshonte se djali që lindi nuk ishte i tij. Atë e plagosi bashkë me të ëmën, Kujtimen, por breshëria e kallashit vrau vajzën e familjes Mevlute Hysa, dhe nusen e vëllait Hasime Dafku.

Nga aty, Hutra u nis për Kamëz dhe shtiu me kallash Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit, me të cilin kishte nisur probleme në qeli. Plani i tij ishte të vriste edhe një të katërt, por u kap disa orë më vonë në Sharrë.

40-vjeçari, i akuzuar për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen 3 të tjerave në Tiranë tentoi arratinë nga burgu i Fierit më 4 janar tw këtij vitit, ndërsa u kap flagrancë.

Plani kriminal për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar dhe në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve tha se në dhomën ku ishin të akomoduar, Hutra dhe 3 të paraburgosurit e tjerë kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.