Vrasja e 38-vjeçarit në Greqi për pazaret e drogës, autori u arratis drejt Shqipërisë
Zbardhet vrasja e 38-vjeçarit në Greqi. Bëhet me dije se shkak janë bërë pazaret e drogës. Ngjarja ka ndodhur në nëntor në Menidi. Departamenti i Krimeve pranë drejtorisë së Sigurimit të Atikës bën me dije se autori dyshohet se është arratisur në Shqipëri. Ngjarja ndodhi në 17 nëntor në një shtëpi të pabanuar në zonën [...]Read More...
Zbardhet vrasja e 38-vjeçarit në Greqi. Bëhet me dije se shkak janë bërë pazaret e drogës.
Ngjarja ka ndodhur në nëntor në Menidi. Departamenti i Krimeve pranë drejtorisë së Sigurimit të Atikës bën me dije se autori dyshohet se është arratisur në Shqipëri.
Ngjarja ndodhi në 17 nëntor në një shtëpi të pabanuar në zonën e Açanës në Greqi. Autori ka debatuar me 38-vjeçarin për lëndën narkotike dhe më pas e ka goditur atë në këmbë me thikë dhe është larguar ne vendi i ngjarjes.
Si pasojë e plagëve të marra 38-vjeçari ka humbur jetën.
/abcnews.al/
What's Your Reaction?