Vrasja e Aureljos, dëshmia e 15-vjeçarit, pranon krimin: E godita me thikë

Policia ka sekuestruar thikën me të cilën u vra 18-vjeçari Aureljo Dervishi, e cila do të shërbejë si provë kryesore materiale për të

Prill 2, 2024 - 13:50
 0
Vrasja e Aureljos, dëshmia e 15-vjeçarit, pranon krimin: E godita me thikë
Reklamë
Reklamë

Policia ka sekuestruar thikën me të cilën u vra 18-vjeçari Aureljo Dervishi, e cila do të shërbejë si provë kryesore materiale për të dokumentuar me prova shkencore ngjarjen.

Thika do të ekzaminohet për shenja gishtërinjsh në laborator, edhe pse 15-vjeçari (një nga katër të arrestuarit) ka pranuar se ka qenë ai personi që e ka pasur dhe ka qëlluar në drejtim të të riut, raporton gazetari Esido Barkaj.

I mituri 15 vjeç u tha hetuesve se ai vetë nuk kishte pasur marrëdhënie me vajzën, por me të më herët ka qenë i lidhur shoku i tij i arrestuar po ashtu, 21-vjeçari Frensis Shehu.

Reklamë
Reklamë

Të rinjtë e arrestur kanë shpjeguar dinamikën e ngjarjes duke pranuar faktin që janë shkëmbyer në makinë dhe aty janë konfliktuar dhe kanë ndaluar, pas saj janë përleshur dhe më pas kanë thënë “ndodhi ajo që ndodhi”.

15-vjeçari, i cili është mes të arrestuarve ka pranuar se e ka qëlluar me thikë Aurelion. Ndërkohë dy 16-vjeçarët kanë pranuar se kanë dhunuar grupin tjetër por jo të kenë përdorur thikë, të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe 20-vjecari i arrestuar Frensi Shehu.

Mësohet se në makinë me viktimën kanë qenë dy djem të tjerë dhe dy vajza të tjera, njëra prej të cilave e lidhur me Frensis Shehun. Gjatë marrjes në pyetje ata kanë deklaruar se janë ndeshur me automjetin e autorëve pasi po bënin xhiro nëpër lagje për shkak se banesat e tyre nuk janë shumë larg.

Vajza e mitur 16-vjecare ka dëshmuar se ishte e lidhur me Frensis Shehun, mikun e autorit të vrasjes. Ajo ka deklaruar se në makinë me viktimën ishte për shkak të miqësisë që kishin dhe se e kishte në afërsi të lagjes.

Sipas dëshmisë së vajzës të dy grupet jamë shkëmbyer në afërsi të Shkozës. Në një moment grupi i 4 autorëve kanë parë se në Audin me 5 persona brenda ishte edhe vajza 16 vjecare që ishte në një lidhje me Shehun.

Në këtë moment sipas dëshmisë së dy vajzave ata janë ndaluar pasi autorët u kanë bërë me shenjë nga xhami. Në këtë moment ka nisur edhe konflikti fizik. Sipas të gjithë dëshmive të marra asnjë prej tyre nuk ka pranuar se kanë pasur konfikti të mëparshme./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.