Vrasja e Liridona Ademajt, ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtësisht me autoritetet e Kosovës

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka rearguar në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt në prishtinë, e cila kishte dhe pasaportë

Dhjetor 8, 2023 - 22:25
 0
Vrasja e Liridona Ademajt, ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtësisht me autoritetet e Kosovës
Reklamë
Reklamë

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka rearguar në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt në prishtinë, e cila kishte dhe pasaportë suedeze.

 

I pyetur nga mediat në lidhje me këtë krim, ambasadori tha se ky ëhstë një rast shumë i ndjeshëm dhe po punohet ngushtësisht me autoritetet e Kosovës.

Reklamë
Reklamë

 

Ne jemi duke punuar pandërprerë rreth këtij rasti së bashku me autoritetet lokale të Kosovës. Ky është një rast shumë i ndjeshëm dhe ka shumë mister rreth këtij rasti, nuk mund të them më shumë, jemi duke punuar në këtë rast bashkë me autoritetet. Por, gjithashtu dua të theksoj se kemi debatuar shumë ditëve të fundit rreth dhunës ndaj grave dhe në kampanjën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave”, tha ai.

 

I pyetur nëse Suedia do të kërkojë ekstradimin e bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli, i cili akuzohet si porositës i vrasjes, ambasadori tha se rasti ka ndodhur në Kosovë dhe se në këtë fazë nuk mund të bëjë komente të tjera.

 

Dua të nënvizoj se dhuna duhet të ndalet, janë më shumë se 2000 raste të raportuara nga policia për dhunën ndaj grave. Mbi 2000 raste janë shumë. Kemi 6 raste kundër femicidit dhe në Evropë 20, ku 3 raste janë gjatë vitit 2022, pra mjaft është mjaft”, tha ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.