Vrasje me armë zjarri në Sukth, 38-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital
Një 38-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Durrës. Mësohet se Fatjon Dervishi ka humbur jetën mesnatën e sotme (e mërkurë) në Sukth. Ngjarja ndodhi në Katund, Sukth, te shinat e trenit. Njoftimi i Policisë Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, […]
Një 38-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Durrës. Mësohet se Fatjon Dervishi ka humbur jetën mesnatën e sotme (e mërkurë) në Sukth. Ngjarja ndodhi në Katund, Sukth, te shinat e trenit.
Njoftimi i Policisë
Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.
38-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmë pasi u qëllua me armë zjarri nuk ishte i vetëm në momentin kur ndodhi atentati. Ngjarja në fjalë ndodhi në Katund, Sukth të Durrësit, pak pas mesnate. Kur është qëlluar me armë nga atentatorët Fatjon Dervishi ishte duke drejtuar makinën, ndërsa shoqërohej nga një shoku i tij, i cili nuk është prekur nga plumbat.
Sipas dëshmisë së këtij të fundit rezulton se ata kishin qenë në një lokal dhe po ktheheshin për në shtëpi kur janë goditur.
“Ishim në një lokal dhe po ktheheshim në shtëpi kur na qëlluan”, -ka deklaruar në polici shoku i viktimës. Ndërkohë, viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal.
What's Your Reaction?