Vrau mafiozin më të madh në Irak, Kulla: I riu shqiptar rrezikon dënimin me vdekje
Analisti Ilir Kulla është shprehur se 19-vjeçari Xhuliano Prenga, i cili ekzekutoi mafiozin më të madh të Irakut, Mustafa Aljiburi, rrezikon të vritet në burg nga ish-anëtarët e ISIS, pasi është katolik, por edhe nga pjesëtarë të grupit të mafiozit nga Bagdati. Komentet Kulla i bëri në Euronews Albania, ku tha se Prenga mund të […]
Analisti Ilir Kulla është shprehur se 19-vjeçari Xhuliano Prenga, i cili ekzekutoi mafiozin më të madh të Irakut, Mustafa Aljiburi, rrezikon të vritet në burg nga ish-anëtarët e ISIS, pasi është katolik, por edhe nga pjesëtarë të grupit të mafiozit nga Bagdati.
Komentet Kulla i bëri në Euronews Albania, ku tha se Prenga mund të jetë ndihmuar nga kumbarët vendas për të kryer vrasjen e Aljiburit.
Ai shtoi gjithashtu se Iraku është një vend ku herë pas here kryhen atentate të shumta dhe sipas tij, një nga profesionet më të mirëpaguara atje, janë security private.
“Ka patur kumbarët e tij vendas që e kanë orientuar atje. Udhëtimi deri në Irak është i lehtë, deri në momentin që ti mund të marrësh vizën. Natën ka shtetrrethim nga ora 10 deri në 6 të mëngjesit dhe nuk mund të shkosh nga aeroporti në Bagdat.
Herë pas here ka atentat dhe një nga bizneset më të përhapur në Irak është seciurity privat. Shkon në 2000 dollarë dita. Ky personazh është nga një fis i madh që ka ndikim dhe influencë, është fis sunit. E gjithë mafia kurde dhe irakiane ka influencë në Suedi.
Është një ngjarje e pamundur të bëhej vetëm nga ai djali dhe ai djali rrezikohet me jetë tani. Rrezikon dënim me vdekje, rrezikon edhe në burg, pasi burgjet e Irakut janë të mbushur me ish-pjesëtarët e ISIS dhe ky djali është katolik. Familja Xhiburi është një fis i madh dhe me influencë të madhe në Irak”, tha Kulla.
/a.d
What's Your Reaction?