Vriten dy gazetarë palestinezë nga sulmet izraelite në Gaza
Dy gazetarë palestinezë u vranë nga një sulm ajror izraelit, sipas ministrisë së shëndetësisë së Hamasit në Rripin e Gazës. Siç është raportuar
Dy gazetarë palestinezë u vranë nga një sulm ajror izraelit, sipas ministrisë së shëndetësisë së Hamasit në Rripin e Gazës.
Siç është raportuar nga ministria dhe ekipet e shpëtimit, Mustafa Thuraya, një kameraman i pavarur, i cili po punonte me AFP dhe Hamza Wael Daduh, një gazetar i kanalit Al Jazeera, u vranë teksa hipnin në një automjet.
Sipas Anadolu Agency, Wael al-Dadouh, babai i Hamza al-Dadouh, është kreu i zyrës së Al Jazeera-s në Rripin e Gazës dhe u plagos së fundmi në një sulm izraelit.
Wael al-Dadouh kishte humbur tashmë gruan dhe dy fëmijët e tij në një sulm tjetër izraelit gjatë javëve të para të luftës.
I ndjeri tjetër, Mustafa Thuraya, kishte punuar me AFP që nga viti 2019.
Që nga 31 dhjetori 2023, të paktën 77 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit palestinez në Rripin e Gazës më 7 tetor, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.
Midis këtyre gazetarëve, 70 ishin palestinezë, katër izraelitë dhe tre libanezë. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?