Vuçiç mohon përfshirjen e djalit të tij në sulmin në Banjskë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mohoi se djali i tij, Danilo, është përfshirë në sulmin në Banjskë të Zveçanit kundër policisë së Kosovës më 24 shtator. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vuçiç u shpreh se djali i tij nuk ka lidhje me sulmin në Banjskë, përveç se ai e do Serbinë dhe Kosovën si [...]Read More...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mohoi se djali i tij, Danilo, është përfshirë në sulmin në Banjskë të Zveçanit kundër policisë së Kosovës më 24 shtator.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vuçiç u shpreh se djali i tij nuk ka lidhje me sulmin në Banjskë, përveç se ai e do Serbinë dhe Kosovën si pjesë të saj, në linjë me Kartën e Kombeve të Bashkuara.
“Sonte, Kurti akuzoi familjen time, Danilon, fëmijën tim të parë, ai vetë nuk e di se si erdhi deri te kjo, se ka marrë pjesë disi në atë që ai thotë se ishte një sulm terrorist në Banjskë. Karakteristika e parë e frikacakëve që vërehet çdo njeri është kur dikush sulmon familjet e të tjerëve, fëmijët, sepse ata gjithmonë duken si objektivat më të lehtë. Danilo, natyrisht, nuk ka të bëjë me asgjë, përveç se ai e do Serbinë dhe Kosovën e Metohinë si pjesë të saj, në përputhje me Kartën e OKB-së.
U përpoqët t’i hiqnit këmishën me Kurtin dhe mëngë të gjata, por nuk ia dolët. Ti e ke fyer vajzën time në mënyrën heroike dhe burrërore që mundesh vetëm ti. Terroristi ne Kosovë je vetëm ti, se ti e vret dhe terrorizon popullin serb, e mos u shqetëso për Danilon, ai është nje djale i ri trim, kurrë dhe në asnjë mënyrë te ngjashme me ty. Dhe, Solakut dhe kriminelëve vendas, për të cilët Kurti redakton mediat, u them vetëm se nuk do të fitojnë ndaj Serbisë”, shkruan Vuçiç në Instagram.
Reagimi i Vuçiçit vjen pasi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se në sulmin në Banjskë mori pjesë Milorad Jevtiç, që sipas tij, “njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuçiç, djalit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç”.
What's Your Reaction?