Vuçiç sfidon Uashingtonin: Të sanksionuarit nga Shtetet e Bashkuara janë të mirëpritur në Serbi

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se Beogradi do të injorojë sanksionet, që Shtetet e Bashkuara i vunë zyrtarëve të lartë serbë të Bosnjës për dëmtimin e marrëveshjes së paqes të vitit 1995, e cila i dha fund një lufte që la pas më shumë se 100 mijë të vrarë dhe miliona të pastrehë. Ai tha […]

Gusht 5, 2023 - 16:40
 0
Vuçiç sfidon Uashingtonin: Të sanksionuarit nga Shtetet e Bashkuara janë të mirëpritur në Serbi
Reklamë
Reklamë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se Beogradi do të injorojë sanksionet, që Shtetet e Bashkuara i vunë zyrtarëve të lartë serbë të Bosnjës për dëmtimin e marrëveshjes së paqes të vitit 1995, e cila i dha fund një lufte që la pas më shumë se 100 mijë të vrarë dhe miliona të pastrehë.

Ai tha se zyrtarët serbë etnikë të Bosnjës nën sanksionet amerikane se do të jenë ende të mirëpritur në Serbi.

 ALEKSANDER VUÇIÇ

Reklamë
Reklamë

PRESIDENT I SERBISE  

 Për ne, ato sanksione nuk ekzistojnë dhe ne nuk do të pajtohemi në asnjë mënyrë me ata që vendosën ato sanksione kundër pjesëtarëve të kombit tonë. Për ne, ky është i vetmi vendim i mundshëm, i ndershëm por i vështirë.

Në mesin e katër zyrtarëve serbë të Bosnjës të sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit janë Zhelka Cvijanoviç, anëtare serbe e presidencës trepalëshe, si dhe kryeministri i entitetit serb në Bosnje, Radovan Vishkoviç. Ndërkohë udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, është sanksionuar më parë nga Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët thuhet se kanë marrë pjesë në hartimin e një ligji për të cilin Uashingtoni thotë se dëmton unitetin e Bosnjës Hercegovinës. Lufta e Bosnjës që filloi në vitin 1992, përfundoi me marrëveshjen e Dejtonit të  iniciuar nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë personi i fundit i sanksionuar nga Uashingtoni është drejtuesi pro-rus i agjencisë së sigurisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, pas akuzave për përfshirje në tregti të paligjshme të armëve, trafik droge dhe keqpërdorim të detyrës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.