Ylli i Man.City ndahet nga bashkëshortja shtatzënë, pasi lindi fëmijën e dytë me dashnoren

Nuk kanë fund aferat e dashurisë për futbollistin e Manchester Cityt , Kyle Walker. Futbollisti 33-vjeçar, i cili ka pushtuar disa herë shtypin

Shkurt 2, 2024 - 09:54
 0
Ylli i Man.City ndahet nga bashkëshortja shtatzënë, pasi lindi fëmijën e dytë me dashnoren
Reklamë
Reklamë

Nuk kanë fund aferat e dashurisë për futbollistin e Manchester Cityt , Kyle Walker. Futbollisti 33-vjeçar, i cili ka pushtuar disa herë shtypin rozë me jetën e tij private, së fundmi është ndarë nga gruaja e tij Annie Kilner, me të cilën ka pasur tre fëmijë dhe është në pritje të një të katërti.

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker kërkon falje për tradhtinë e gruas së tij , Annie Kilner, pasi lindi një fëmijë të dytë me modelen dhe influencuesin, Lauryn Goodman.

Me lot në sy, Walker ka dhënë një intervistë për The Sun, ku ka pranuar se ka bërë “zgjedhje idjote dhe ka marrë vendime idjote”.

Reklamë
Reklamë

Me një humor falje, Walker tha:

“Ajo që bëra është e tmerrshme dhe marr përgjegjësinë e plotë. Kam bërë zgjedhje idjote dhe kam marrë vendime të trashë. Nuk mund ta imagjinoj se çfarë po kalon Annie. U përpoqa ta pyesja, por ajo ka shumë dhimbje dhe lënduar. Unë që duhej ta kisha dashur, të kujdesesha për të dhe të isha pranë saj, e tradhtova”.

Walker, i cili pritet të luajë një rol kyç për Anglinë në Kampionatin Evropian të qershorit, tha se donte të zhdukej nga faqja e dheut pasi lidhja e tij me Goodman u zbulua në janar.

“Kur takova Anin, në moshën 17-vjeçare, nuk e kisha imagjinuar kurrë që jeta ime personale do të merrte një kthesë të tillë. Nuk e kisha menduar kurrë se do të bëhesha baba i gjashtë fëmijëve. I vetmi fajtor jam unë. Unë kam të gjithë përgjegjësinë dhe kam bërë zgjedhje idjote. Unë i pranoj gabimet e mia – ia kam borxh të gjithëve. Veprimet e mia shkaktuan shumë dhimbje, shumë njerëzve. Më vjen keq sepse kjo nuk duhej të ndodhte”.

Në vitin 2020, Goodman tha se babai i fëmijës së saj më të madh, djalit Cairo, ishte Walker dhe futbollisti ia dha lajmin gruas së tij vetëm disa orë para se të bëhej publik.

Futbollisti më pas u detyrua të lëvizte, por Kilner në fund i dha atij një shans të dytë me kusht që të ndërpriste çdo kontakt me Goodman, përveç detyrimeve aktuale financiare ndaj fëmijës.

/vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.