Zbardhen detaje të reja nga vetëvrasja e 41-vjeçares: I kanë vjedhur edhe 40 mijë euro, konflikti mes çiftit nxitej dhe nga vjehrra e Bedrie Lokës

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vetëflijimin e 41-vjeçares Bedrie Loka në Durrës. Në datë 3 janar kur 41-vjeçarja ndërroi jetë në spital, burime bëjnë me dije se para dorëzimit të trupit të saj familjarëve, jashtë morgut të QSUT ka ndodhur një konflikt mes vëllezërve të Bedrie Lokës dhe dhëndrit të tyre, Xhemal Lokës. […]

Janar 7, 2024 - 16:21
 0
Zbardhen detaje të reja nga vetëvrasja e 41-vjeçares: I kanë vjedhur edhe 40 mijë euro, konflikti mes çiftit nxitej dhe nga vjehrra e Bedrie Lokës
Reklamë
Reklamë

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vetëflijimin e 41-vjeçares Bedrie Loka në Durrës.

Në datë 3 janar kur 41-vjeçarja ndërroi jetë në spital, burime bëjnë me dije se para dorëzimit të trupit të saj familjarëve, jashtë morgut të QSUT ka ndodhur një konflikt mes vëllezërve të Bedrie Lokës dhe dhëndrit të tyre, Xhemal Lokës.

Vëllezërit donin ta merrnin trupin e së ndjerës dhe ta varrosnin vetë, pasi që në momentet e para ata dyshonin se përgjegjës që e çoi të motrën e tyre drejt vetëvrasjes ishte Xhemal Loka.Madje konflikti verbal u përshkallëzua drejt përplasjes fizike, por edhe pas gjithë këtij sherri Bedria u varros nga familja e burrit të saj. Vëllezërit e Bedrijes shkuan në varrimin e së motrës, por nuk u futën në banesën e Xhemal Lokës për të pritur njerëz për ngushëllime pas varrimit.

Reklamë
Reklamë

Por, dy ditë pas ngjarjes vëllezërit e Bedrijes shkuan në polici dhe deklaruan se e motra e tyre nuk ka vdekur nga historia e ‘TikTok’ dhe se ajo është vrarë nga dhuna fizike dhe psikologjike e bashkëshortit dhe familjarëve të tij duke e çuar në vetëvrasje. Kjo dëshmi e vëllezërve hapi pistën e re të hetimeve dhe u zbardh ngjarja.

Konfliktet në familjen Loka dhe dhuna ndaj Bedries ishin të hershme dhe kishin vijuar sistematikisht për shumë arsye.

Familja e Sanije Lokës nga Peshkopia, nënë e 5 fëmijëve, ku një prej fëmijëve ishte edhe Xhemal Loka, u shpërngulën nga Peshkopia në fshatin Vardardhë në Sukth shumë vite më parë.

Bedria dhe bashkëshorti i saj Xhemal Loka, ndërtuan një shtëpi 2-katëshe, ndërsa Sanija me djalin tjetër dolën me qira në fshatin Kodër. Vjehrra e Bedries insistonte që katin e dytë të shtëpisë ta merrnin ajo me fëmijët e djalit tjetër, të cilët i kishte braktisur e ëma.

Një kërkesë e tillë kishte shtuar edhe fjalët e nënës ndaj të birit, kundër nuses dhe sa herë që Xhemali kthehej nga kurbeti, niste sherri e debati në familje deri në dhunë fizike. Madje deri edhe në ofendimet për nder. Bedrien e respektonte gjithë Vardardha e Sukthi, por pavarësisht këtyre sakrificave ndaj Bedries nuk munguan sulmet pasi jetonte e vetme me fëmijët.

Po ashtu burime bëjnë me dije se Bedries i vodhën edhe para në banesë, rreth 40 mijë euro, por ende nuk është zbardhur se kush i mori paratë në shtëpinë e saj.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.