Zbardhen pamjet! Me barrelë në krahë, policët përpiqen të evakuojnë pacientët e QSUT-së përmes shkallëve

Zbardhen pamjet nga incidenti në Qendrën Spitalore Universitare “Nën Tereza”, i cili solli evakuimin e dhjetëra pacientëve nga ambientet e urgjencës në Sauk apo edhe pavionet e tjera pranë. Sikurse shihet nga pamjet e siguruara nga Top Channel, mjekët përdorin forcën fizike për të mbartur pacientët përmes shkallëve me qëllim mos asfiksimin e tyre për […]

Shkurt 11, 2024 - 15:19
 0
Zbardhen pamjet! Me barrelë në krahë, policët përpiqen të evakuojnë pacientët e QSUT-së përmes shkallëve
Reklamë
Reklamë

Zbardhen pamjet nga incidenti në Qendrën Spitalore Universitare “Nën Tereza”, i cili solli evakuimin e dhjetëra pacientëve nga ambientet e urgjencës në Sauk apo edhe pavionet e tjera pranë.

Sikurse shihet nga pamjet e siguruara nga Top Channel, mjekët përdorin forcën fizike për të mbartur pacientët përmes shkallëve me qëllim mos asfiksimin e tyre për shkak të tymit.

Zjarri ka rënë në një prej bodrumeve dhe ka shkaktuar shumë tym çka rrezikonte të shkaktonte asfiksi te pacientët.

Ngjarja ka nisur rreth orës 5.30 të mëngjesit në katin -1 ku ndodheshin disa bateri të cilat kanë shkaktuar shumë tym. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikëset e Tiranës, dhe pas ndërhyrjes zjarri është vënë nën kontroll.
/a.d
Reklamë
Reklamë

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.