Zbardhet krimi i rëndë në Shkodër/ 70-vjeçari u mendua se vdiq për shkaqe natyrale, por u vra me sëpatë nga komshiu
Zbardhet një krim i rëndë në Shkodër. Një trup i pajetë u gjet një ditë më parë në fshatin Boks në një kanal.
Zbardhet një krim i rëndë në Shkodër. Një trup i pajetë u gjet një ditë më parë në fshatin Boks në një kanal. Fillimisht u mendua se ishte vdekje natyrale, por nga këqyrja e kufomës rezultoi se shtetasi Musa Bajraktari është vrarë, pasi ishte goditur me sëpatë.
Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata mëson se autori i dyshuar, shtetasi Xhemal Zeqiri është arrestuar nga policia vendore e Shkodrës.
Shkaku i vrasjes dyshohet për motive të dobëta. Policia po heton për zbardhjen e plote te kësaj ngjarje.
“Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”, njoftoi policia e Shkodrës një ditë më parë për ngjarjen e rëndë.
What's Your Reaction?