Zbulohet magazina me fishekzjarre kontrabandë, arrestohet pronari

Në Dibër është zbuluar magazina e një biznesi ku mbahej një sasi e madhe fishekzjarresh dhe kapsolla të kontrabanduara me qëllim shitjen. Policia ka proceduar penalisht pronarin që administronte biznesin. Gjithashtu janë sekuestruar qindra fishekzjarre dhe kapsolla të kalibrave të ndryshme, të paketuara në koli. Policia e Shtetit njoftoi sot se, si rezultat i veprimeve intensive […]

Dhjetor 8, 2023 - 10:21
 0
Zbulohet magazina me fishekzjarre kontrabandë, arrestohet pronari
Reklamë
Reklamë

Në Dibër është zbuluar magazina e një biznesi ku mbahej një sasi e madhe fishekzjarresh dhe kapsolla të kontrabanduara me qëllim shitjen.

Policia ka proceduar penalisht pronarin që administronte biznesin. Gjithashtu janë sekuestruar qindra fishekzjarre dhe kapsolla të kalibrave të ndryshme, të paketuara në koli.

Policia e Shtetit njoftoi sot se, si rezultat i veprimeve intensive të shërbimeve të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë në bashkëpinim me Komisariatin e Policisë Dibër, të mbështetura nga inteligjenca informative dhe të kryera në zbatim të planit të posaçëm operacional, të hartuar nga DPPSH-ja, me objekt ndalimin e zhurmave në zonat e banuara dhe për garantimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, konform ligjeve në fuqi, në bashkëpunim të ngushtë dhe me Prokurorinë e rrethit Dibër, është zbuluar magazina e një biznesi në qytetin e Peshkopisë, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarre dhe kapsolla të kalibrave të ndryshëm të dyshuara të futura kontrabandë në vendin tonë, me qëllim shitjen.

Reklamë
Reklamë

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në këtë ambient, u kap në flagrancë shtetasi E.I., 32 vjeç, banues në fshatin Pollazhan, Dibër, për të cilin nisi procedimi penal në gjendje të lirë.

Në magazinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 733 kapsolla, 344 fishekzjarre të kalibrave të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë qytetarët që të mos përdorin lëndë piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret e përcaktuara në aktet në fuqi, pasi do të ndëshkohen konform ligjit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.