Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, analisti: Davkova intelektuale me qendrime të forta kundër shqiptarëve
Ditën e djeshme, 8 Maj, Maqedonia e Veriut mbajti zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, në të cilat të drejtë vote kishin 1.8 milion qytetarë.
Ditën e djeshme, 8 Maj, Maqedonia e Veriut mbajti zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, në të cilat të drejtë vote kishin 1.8 milion qytetarë.
Fituese në këto zgjedhje është kandidatja e partisë opozitare, Gordana Silanovska-Gordana Silanovska-Davkova. Ndërsa kundërshtari i saj, Stevo Pendarovski, pranoi humbjen.
Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Davkova ka fituar mbi 65 për qind të votave, ndërkaq Pendarovski ka arritur të marrë rreth 30 për qind të votave.
Ndërkohë rreth 30 deputetë shqiptarë arritën të fitojnë mandate.
Për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe impaktin që do të kenë të shqiptarët e Maqedonisë foli sot në emisionin e mëgjesit “7 pa 5” analisti Arben Ratkoceri.
Përmes një lidhje direkte me Skype, analisti tha se për herë të parë duket se numri i deputetëve shqiptarë në Maqedoni do të jetë më i madh nga herët e tjera. Bëhet fjalë për rreth 30 deputetë shqiptarë.
“Për herë të parë duket se numri i depuetëve shqiptarë do jetë më i madh se radhët e tjera. Diku 30 deputetë, kjo për shkak se ka patur dy koalicione..Për zgjedhjet në Maqedoni ka patur interes nga pala shqiptare, interes mediatik, politik dhe publik, sidomos nga Prishtina, por edhe nga Tirana. Interesi i madh nga Prishtina ka qenë për shkak të përfshirjes së Vetëvendosjes”, tha Arben Ratkoceri.
Kush është fituesja Gordana Silanovska-Davkova?
Analisti tha se Gordana është një intelektuale me qendrime të forta kundër shqiptarëve, ndërsa tha se me humbjen e Pendarovskit shqiptarët pësuan një humbje të madhe në rajon, pasi ai ishte mbështetës i shqiptarëve.
Arben Ratkoceri: Humbësi më i madh i zgjedhjeve është preisdenti aktual, Pendarovski me humbjn e tij kanë humbur dhe shqiptarët në rajon, sepse ai ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj për shqiptarët. Gordana është inteklektuale, juriste me qendrime shumë të forta kundër shqiptarëve. Gjatë fushatës ajo tha se duhet të rishqyrtohet çështja për dënimin e krimeve të luftës në Gjykatën Ndërkombëtare.
Çfarë do të thotë për shqiptarët?
Arben Ratkoceri: Nuk mund të ketë penalizime për shqiptarët, se presidenti në Maqedoni nuk ka ndonjë kompetencë, ka pozicion formal.., dhe jo gjithmonë ajo që deklarohet gjatë fushatës realizohet. Nuk duhet harruar ne shqiptarët në Maqedoni janë faktor i madh diku te 35%./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?