Zgjedhjet në rajonet e pushtuara të Ukrainës, Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë
Qeveria britanike njoftoi të premten sanksione të reja në përgjigje të zgjedhjeve të rreme ruse në zonat e pushtuara të Ukrainës. Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalime të udhëtimit për zyrtarët rusë të përfshirë në zgjedhjet e fundit të rreme në rajonet ukrainase të Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk, dhe në Krimenë e aneksuar. [...]Read More...
Qeveria britanike njoftoi të premten sanksione të reja në përgjigje të zgjedhjeve të rreme ruse në zonat e pushtuara të Ukrainës.
Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalime të udhëtimit për zyrtarët rusë të përfshirë në zgjedhjet e fundit të rreme në rajonet ukrainase të Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk, dhe në Krimenë e aneksuar.
Përveç individëve specifikë, ku përfshihet sekretarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ruse (KQZ) Natalya Budarina, sanksione u vendosën edhe ndaj komisionit si subjekt.
“Zgjedhjet e rreme të Rusisë janë një përpjekje transparente dhe e kotë për të legjitimuar kontrollin e saj të paligjshëm të territorit sovran ukrainas.
Nuk mund të mbash ‘zgjedhje’ në vendin e dikujt tjetër,” tha Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.
“Britania e Bashkuar nuk do t’i njohë kurrë pretendimet e Rusisë ndaj territorit ukrainas.”
“Rusia ka kërkuar të shkatërrojë kulturën dhe identitetin ukrainas në një përpjekje për të forcuar pretendimin e saj të paligjshëm ndaj territorit ukrainas, duke përfshirë lëshimin me forcë të pasaportave ruse dhe imponimin e ligjit, medias, arsimit dhe monedhës ruse,” shtoi FCDO.
“Këto zgjedhje janë një tjetër shkelje e integritetit territorial të Ukrainës dhe e Kartës së OKB-së.”
/abcnews.al
What's Your Reaction?