Zgjedhjet në Serbi, pjesëmarrje e ulët e qytetarëve

Ditën e sotme në Serbi janë duke u zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme lokale dhe parlamentare. Qytetarët serbë i janë drejtuar kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare e lokale. Deri në orën 13:00 kanë votuar 21.3 për qind e qytetarëve, një pjesëmarrje shumë e ulët. Kryetari i Komisionit […]

Dhjetor 17, 2023 - 17:42
 0
Zgjedhjet në Serbi, pjesëmarrje e ulët e qytetarëve
Reklamë
Reklamë

Ditën e sotme në Serbi janë duke u zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme lokale dhe parlamentare. Qytetarët serbë i janë drejtuar kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare e lokale.

Deri në orën 13:00 kanë votuar 21.3 për qind e qytetarëve, një pjesëmarrje shumë e ulët.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Serbisë, ka thënë në konferencën e parë për media se janë në total 8.273 qendra të votimit që janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit.

Reklamë
Reklamë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka votuar që prej orëve të para të së dielës. Ai ka pritur në radhë, si të gjithë qytetarët para se të hedhë votën e tij.

Gjithsej 18 parti dhe koalicione janë vënë në përpjekje për të siguruar mbështetjen e votuesve. Pragu për të hyrë në parlamentin prej 250 vendesh është 3 për qind.

Të drejtë vote kanë rreth 6.5 milionë banorë, të cilët mund të votojnë deri në 20:00.

Këto janë zgjedhjet e pesta që organizohen në Serbi prej vitit 2012, dhe mbahen vetëm 18 muaj pas organizimit të procesit të fundit zgjedhor. Zgjedhjet janë nxitur prej zemërimit në rritje të publikut për të shtënat masive të këtij viti dhe kërkesës së vazhdueshme të opozitës për proces të ri zgjedhor.

Dy sulme në muajin maj që lanë pas vetes 17 të vrarë, përfshirë nëntë nxënës të një shkolle fillore, çuan në protesta që tronditën pushtetin e presidentit serb Vuçiç dhe partisë së tij.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.