Zgjidhet çështja e targave, pas Serbisë, edhe Kosova lejon lëvizjen pa letër ngjitëse

Kosova do të lejojë lëvizjen e automjeteve serbe në territorin e saj, pa letër ngjitëse në targa. Vendimi u njoftua mbrëmjen e së enjtes, dhe vjen pasi Beogradi ndërmori një hap të ngjashëm duke lejuar lëvizjen e lirë të automjeteve me targat RKS  nga fillimi i kësaj jave. Heqja e regjimit të letrës ngjitëse është […]

Janar 5, 2024 - 11:06
 0
Zgjidhet çështja e targave, pas Serbisë, edhe Kosova lejon lëvizjen pa letër ngjitëse
Reklamë
Reklamë

Kosova do të lejojë lëvizjen e automjeteve serbe në territorin e saj, pa letër ngjitëse në targa.

Vendimi u njoftua mbrëmjen e së enjtes, dhe vjen pasi Beogradi ndërmori një hap të ngjashëm duke lejuar lëvizjen e lirë të automjeteve me targat RKS  nga fillimi i kësaj jave.

Heqja e regjimit të letrës ngjitëse është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia.

Reklamë
Reklamë

Më herët Kurti e kishte cilësuar si një manovër politike vendimin e presidentit Vuçiç, që sipas tij synonte zbutjen e ndërkombëtarëve mes kritikave për zgjedhjet dhe sulmit të Banjskës.

Për çështjen e lëvizjes së Lirë, Kosova dhe Serbia arritën fillimisht një marrëveshje më 2011, gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Pas tensioneve që shkaktoi çështja e targave, në shtator 2021 u arrit një ujdi e përkohshme që parashikonte vendosjen e letër ngjitësve në simbolet shtetërore në targa, në automjetet e secilit shtet.

Për disa qytetarët serbë në veri të Kosovës, vendimi i Qeverisë së Serbisë për targa RKS ka qenë i “mirë” e për disa të tjerë “tradhti”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 31 dhjetor se vendimin për ta lejuar lëvizjen e lirë të automjeteve me targa RKS nëpër Serbinë qendrore, qeveria e tij ka shmangur grackat dhe rreziqet e mëdha për vendin.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.