Zgjidhet problemi me energjinë elektrike për më shumë se 5 mijë familje në Librazhd e Përrenjas
Ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme jo vetëm në lëvizje, por dhe stakimin e energjisë elektrike. Në dy bashkitë Librazhd dhe Përrenjas pas nisjes së dëborës mbetën pa energji elektrike 5251 abonentë. Më shumë se 24 orë në terren, grupi operativ, pavarësisht kushteve atmosferike punuan për të rikthyer energjinë elektrike në […]
Ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme jo vetëm në lëvizje, por dhe stakimin e energjisë elektrike.
Në dy bashkitë Librazhd dhe Përrenjas pas nisjes së dëborës mbetën pa energji elektrike 5251 abonentë. Më shumë se 24 orë në terren, grupi operativ, pavarësisht kushteve atmosferike punuan për të rikthyer energjinë elektrike në zonën e Cermenikës, Stëblevës, në krahinën e Mokrës, në Stravaj dhe në Xhyrë.
Nga 5251 abonentë të mbetur pa energji elektrike në orët e para të mëngjesit aktualisht janë pa energji edhe 230 abonentë për të cilët raportohet se po punohet pa ndërprerje.
/a.d
What's Your Reaction?