Zjarri në urgjencën e QSUT, Koçiu: Ka nisur puna për riparimin e dëmit në rrjetin elektrik

Në Urgjencën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka nisur prej ditësh puna për riparimin e dëmit në rrjetin elektrik, të shkaktuar nga incidenti i ndodhur në muajin Shkurt. Në një postim në “Facebook”, Minstrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e përshkruan punën për riparimin e dëmit si një luftë me kohën për të rikthyer […]

Prill 23, 2024 - 10:10
 0
Zjarri në urgjencën e QSUT, Koçiu: Ka nisur puna për riparimin e dëmit në rrjetin elektrik
Reklamë
Reklamë

Në Urgjencën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka nisur prej ditësh puna për riparimin e dëmit në rrjetin elektrik, të shkaktuar nga incidenti i ndodhur në muajin Shkurt.

Në një postim në “Facebook”, Minstrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e përshkruan punën për riparimin e dëmit si një luftë me kohën për të rikthyer sa me parë në këtë strukturë spitalore dhe shërbimin për urgjencat kardiovaskulare, shërbim që aktualisht po ofrohet në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitalin Rajonal Memorial Fier dhe Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Më tej, ministrja Koçiu shkruan se shërbimi i Urgjencës në QSUT, vijon çdo ditë të ofrojë shërbim për të gjitha urgjencat e sëmundjeve të brendshme, gastrohepatologji, nefrologji, hematologji, endokrinologji, dermatologji, alergologji, reumatologji si dhe të gjitha urgjencat neurologjike.

Reklamë
Reklamë
“Prej disa ditësh në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka nisur puna për riparimin e dëmit në rrjetin elektrik, të shkaktuar nga incidenti i ndodhur në muajin shkurt. Ne luftë me kohën për të rikthyer sa me parë në këtë strukture spitalore dhe shërbimin për urgjencat kardiovaskulare, shërbim që aktualisht po ofrohet në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitalin Rajonal Memorial Fier dhe Spitalin Rajonal të Shkodrës. Shërbimi i Urgjencës në QSUT, vijon çdo ditë të ofrojë shërbim për të gjitha urgjencat e sëmundjeve të brendshme, gastrohepatologji, nefrologji, hematologji, endokrinologji, dermatologji, alergologji, reumatologji si dhe të gjitha urgjencat neurologjike”, shkruan ministrja.
Ndërkohë, Prokuria vijon hetimet dhe ka caktuar 3 ekspertë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Kjo për arsye se akt-ekspertimi i parë nuk është i plotë dhe për këtë arsye do të kryhen edhe disa veprime të tjera për të mësuar rrethanat e ngjarjes.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.