Zveçla: Një prej serbëve të vrarë, truproja i shefit të BIA-s serbe Vulin, Serbia organizoi sulmin për destabilizimin e Kosovës

Ministri I Brendshëm i Kosovës Xhelal Zvecla publikoi foton e një prej anëtarëve të grupit terrorist që sulmoi Kosovën dhe që më pas

Shtator 27, 2023 - 13:45
 0
Zveçla: Një prej serbëve të vrarë, truproja i shefit të BIA-s serbe Vulin, Serbia organizoi sulmin për destabilizimin e Kosovës
Reklamë
Reklamë

Ministri I Brendshëm i Kosovës Xhelal Zvecla publikoi foton e një prej anëtarëve të grupit terrorist që sulmoi Kosovën dhe që më pas u vra në Manastirin e banjskës nga forcat special kosovare.

 

Bëhet fjalë për shtetasin Bojan Mijailoviq, I cili sipas Ministrit Zvecla ka qënë trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.

Reklamë
Reklamë

 

 

Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiq. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.

 

Zvecla shton se nga të gjitha të dhënat deri më tani rezulton se shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës së Kosovës.

 

Për këtë gjë tashmë ekziston edhe lidhja formale e strukturore e përfshirjes së Aleksandar Vuçiq në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit: Milan Radojçiq, si nënkryetar i Listës serbe dhe trupëroja e Aleksandër Vulinit, shef i BIA-s. Të dy këta po ashtu të sanksionuar në listën e zezë të ShBA-ve. Të dy këta nga njerëzit më të afërt të presidentit të Serbisë.Këto fakte janë dëshmi tjetër se synimet e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës nuk kanë ndryshuar aspak nga koha e regjimit të Millosheviqit, ish-ministri i Propagandës së atij regjimi, tash president i regjimit aktual në Serbi. Edhe optimistët më të mëdhenj që deri tash e kanë gënjyer veten për ndryshimet në këtë shtet besoj janë bindur për të kundërtën këto ditë.Dua të shpreh edhe njëherë mirënjohje për qendresën e Policisë së Kosovës atë ditë dhe për profesionalizmin e pashoq, aksion në të cilin nuk është lënduar lënduar asnjë civil.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.