Zyrtari amerikan takim me Ballën: SHBA e shqetësuar për ndërhyrjen në sistemin TIMS
I ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane në Tiranë, H. Martin McDoëell, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla, në fokus të të cilit ishin bashkëpunimi SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe çështjet e sigurisë. McDowell vuri në dukje shqetësimet e SHBA për ndërhyrjen në sistemet TIMS të Policinë e […]
I ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane në Tiranë, H. Martin McDoëell, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla, në fokus të të cilit ishin bashkëpunimi SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe çështjet e sigurisë.
“I ngarkuari me Punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDowell u takua sot me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla. Ata diskutuan bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe mbështetjen për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë. I ngarkuari me Punë McDowell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit.
Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri. McDoëell i tha gjithashtu Ministrit Balla se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në hetimin e tyre”- shkruhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane.
/f.stafa
What's Your Reaction?