Zyrtari amerikan vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Ndihmës sekretari amerikan Todd Robinson ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Kosovë. Zyrtari amerikan pritet të takohet sot me presidenten e Kosovës,
Ndihmës sekretari amerikan Todd Robinson ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Zyrtari amerikan pritet të takohet sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Takimi të mbahet në ora 10:00.
Siç njofton Departamenti Amerikan i Shtetit, ai do të takohet me shefen e shtetit por jo edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Zyrtari i lartë amerikan pritet të ketë takime edhe me përfaqësuesit e Sistemit Gjyqësor, atij Prokurorial dhe të Shërbimit Korrektues./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?