Nga projektet në modeling e deri tek studimet në SHBA rrëfehet Iljada Baçi, zbulon kujt ia dedikoi kurorëzimin në miss

3 months ago 29
Reklamë

Miss-ja e njohur Iljada Baçi, e ftuar tek “Vizioni i i Pasites” ka ndarë detaje nga jeta e saj personale.

Baçi tregoi momentin e saj më emocionues, atë të kurorëzimit si miss para 4 vitesh, ku ndau për herë të parë se kujt ja dedikonte triumfin e saj në eksperiencën e modelingut.

Miss-ja tha se  aktualisht studion për mjekësi në Amerikë, por ajo “premtoi” se do të riktheht pas përfundimit të shkollës.

“Momenti më i bukur për mua ka qenë kurorëzimi dhe ja kushtova gjyshit tim,i cili nuk ishte i pranishëm aty, pasi ndërroi jetë. Po shihja fishekëzjarrët në atë moment dhe po mendoja sa i lumtur do të ishte gjyshi im. Më kanë rritur gjyshërit, isha shumë e lidhur. Shumë njerëz janë larguar nga unë pasi jam shpallur miss-e. Me shtysën e mamit jam marrë me modeling.

Momentalisht jetoj në SHBA, ku po studioj për mjekësi. Po mundohem të marrë një edukim, eksperiencë mnë të mirë andej dhe të rikthehem në Shqipëri. Kam takuar agjenci mondelingu shumë të mira në Amerikë. Kam humbur shumë kontrata në Shqipëri, por unë eci me idenë që investimi i mendjes është më i rëndësishëm. Kam disa projekte që do vazhdoj të punoj.

Ëndrra ime më e madhe është të vi në Shqipëri dhe të hap një klinikë timen. Sa i përket modelingut, nuk është primare për mua, por do vazhdoj të punoj për gjëra të bukura”, tha Iljada Baçi. /vizionplus.tv

Read Entire Article