Nis kapitll i ri në jetën tuaj, 4 shenjat më të prekura nga Hëna e Re në Bricjap

8 months ago 28
Reklamë

Hëna e re në Bricjap më 11 janar 2024, hap rrugën që disa shenja të rizbulojnë veten. Përfaqësuesit e këtyre shenjave do t’i nënshtrohen një transformimi të thellë në marrëdhëniet e tyre, pasi mësimet e nxjerra nga kalimi i Saturnit te Bricjapi disa vite më parë kthehen në fund të kapitujve që shkaktuan dhimbje.

Kjo është një periudhë që na kërkon të marrim përgjegjësitë tona dhe të përballojmë vendimet tona me pjekuri, ndërkohë që është koha më e mirë për të bërë një fillim të ri.

Lexoni më poshtë cilat shenja preken më shumë:

Dashi
E kaluara ofron të dhëna për t’ju ndihmuar të kapni pjesët tuaja. Hëna e re do t’ju mësojë shumë për vlerën tuaj dhe për çfarë ia vlen të luftoni. Kapituj të rinj shkruhen gjatë kësaj kohe, duke ju lejuar të gjeni zërin tuaj dhe të jeni më të sigurt në aftësitë tuaja. Fakte të ndryshme vijnë në jetën tuaj familjare, ndërkohë që duhet vëmendje në punë ndërsa fillojnë lojërat e kontrollit dhe pushtetit.

Gaforrje
Kjo hënë e re ju ndihmon të kuptoni vlerën e njerëzve përreth jush dhe atë që ata me të vërtetë kanë për të ofruar. Ju ndiheni më të sigurt dhe kjo ju ndihmon të shprehni qartë atë që dëshironi. Mundësitë për të takuar njerëz që do t’ju emocionojnë janë të favorizuara, ndërsa tani do arrini të lini pas gjithçka toksike. Nga ana profesionale duhet vëmendje dhe durim, pasi balancat testohen.

Peshorja
Fakte të reja po vijnë në jetën tuaj, veçanërisht emocionalisht. Ndoshta tani e keni zyrtarizuar lidhjen tuaj, madje mund të jetoni së bashku. Lidhjet familjare bëhen më të forta ndërsa filloni të zbuloni dhe të mësoni më shumë rreth rrënjëve tuaja. Është gjithashtu një kohë e mirë për të filluar diçka të re, veçanërisht me Marsin në Bricjap. Ju ndiheni më të sinkronizuar me qëllimet tuaja ndërsa vazhdoni të fitoni njohuri dhe mirëkuptim për atë që dëshironi për veten tuaj në të ardhmen.

Bricjapi
Hëna e re në shenjën tuaj sjell mundësi të reja dhe një fillim të ri, veçanërisht me Marsin tani në shenjën tuaj duke ju dhënë drejtim dhe udhëzime. Hëna ju ofron mundësinë për të kuptuar saktësisht se çfarë dëshironi nga jeta juaj dhe marrëdhënia juaj. Do të keni mundësi të bëheni më kreativë dhe do të jeni plot energji.

/vizionplus.tv/

Read Entire Article