Nisin grupet në “Ferma VIP”? Valeri debat me Florin: Je i shpërtalluar, nuk je si më përpara!

5 months ago 17

Gjatë një klipi të dhenë spektaklin e sotëm, disa prej fermerëve janë shprehur se në fermë ekzistojnë dy grupe të cilët po luajnë së bashku.

Kjo deklaratë ka shkaktuar sërish përballje mes Florit dhe Valerit.

Pjesë nga biseda:

Valeri: Je i shpërtalluar Flori, nuk je si më përpara. Kanë ndryshuar komplet taktikë. Këta nuk po rrinë më bashkë, por kanë filluar janë shpërndarë me njëri-tjetrin. Po habitem si afrohet njëeri si afrohet tjetri nga ardhja nga ishulli

Flori: A ti kam dhënë meritat kur i ke merituar?

Valeri: Kur?

Flori: A të kam thënë ke bërë këtë ke bërë atë

Valeri: Ka qenë akoma në kohën kur nuk e kishit formuar grupin

Flori: Jo pra, nuk është kështu

Valeri: Jo jo se i mbaj mend shumë mirë, jam shumë koherent. E mbaj mend shumë mirë madje.

Lidhur me grupazhet në fermë, kanë dhenë mendimet e tyre edhe disa fermerë.

“Po,grupi ka qenë që nga java e dytë, por unë se kisha kuptuar. Kjo nuk do të thotë që unë nuk i dua fermerët, i dua dhe dua që të dalin sa më mirë. E kam nisur me mbretin, Florin dhe këtë gocën e bukur, Ditean. Nuk e di pse e kanë mohuar që s’ka një grup. Unë rri me të gjithë. Ka një ndryshim që të rrish me disa veta të kërcesh dhe të këndosh dhe ndryshe kur rrinë bashkë për një grupazh”, deklaroi Çiljeta.

“Unë kam thënë ne jemi ndjerë mirë dhe kemi ndenjur me disa persona. Unë kam ndenjur me Florin, me Albanon, Çiljetën. Në fillim kam ndenjur shumë me Marianën se e njoh nga jashtë, e kisha si prind. Nuk e kam quajtur kurrë veten pjesë e nje grupi, sepse e para të jesh pjesë e nje grupi i bije të kesh një qëllim. Të etiketohemi në disa gjëra që nuk janë të vërteta nuk do më pëlqente. Jam pjesë e disa personave që ndihem mirë. Drekat darkat i kalojmë bashkë. Unë kam ardhur për të fituar fermën”, shtoi Ditea.

“Ne kurrë nuk kemi thurrur apo shpikur diçka, që të sulmonim pjesën tjetër. Na pëlqen pak më shumë se me të tjerët të flasim me njëri-tjetrin. Sa ka ndenjur Dijonisi me Marianën nuk kam ndenjur unë, pse nuk është Dijonisi koka e grupit po qenkam unë. S’është e vërtetë”, tha Flori./vizionplus.tv

Read Entire Article