Myrto Uzuni ka realizuar një ditë më parë një tjetër dopietë në ligën e dytë spanjolle, por që ka rezultuar historike, pasi ai tashmë ëhstë zyrtarisht golashënuesi më i mirë i skuadrës së Granadas me 46 gola.
Një ditë pas këtij suksesi historik Uzuni me anë të një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar të gjithë për mbështetjen.
Postimi i Uzunit:
Historia është e shkruar
Një djalë plot ëndrra që nuk u dorëzua kurrë. Lindur në Shqipëri, Berat. Jam shumë krenare për veten time. Punë e vështirë. Unë gjithmonë besoj në veten time. Faleminderit familjes time, gruas sime dhe menaxherit tim. Faleminderit të gjithë lojtarëve që më ndihmuan të arrij këtë rekord. Faleminderit trajnerëve të mi. Robert Moreno, Aitor Karanka, Paco López, Alex Medina, José Sandoval, Guille Abascal dhe Fran Escriba për të gjitha këshillat dhe ndihmën çdo ditë. Dhe një falenderim i madh për tifozët e Granadas️. Pa mbështetjen tuaj kjo nuk do të ishte e mundur, falenderoj fansat shqiptarë, njerëzit, miqtë e mi, që më kanë mbështetur në momentet e mira dhe të këqija. Shumë dashuri për të gjithë. M.Uzuni 10.