Një ditë pas shpërthimit tragjik në kapanonin në ndërtim në Lushnjë, ku mbetën të vrarë babë e bir dhe të plagosur shtatë persona, banorët e zonës atje shprehen të tronditur nga shpërthimi i madh.
Banorët e zonës ku ndodhi shpërthimi janë shprehur për Vizion Plus të tronditur nga ngjarja, ndërsa e kanë krahasuar shpërthimin me fuqinë e një tërmeti .
Lexo edhe :
Related Posts
Një nga banorët që jetojnë afër kapanonit ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm tha se dëmet materiale në shtëpinë e tij janë të shumta. Mes lotësh ai tha se familjen e tij e shpëtoi Zoti. Sipas tij nëse familjarët e tij do të ishin jashtë momentin e shpërthimit, mund të kishte viktima.
“Ishte e papritur, unë nuk isha këtu në atë moment. Mirë që Zoti ka shpëtuar familjen. Siç e shikoni dëmet janë të konsiderueshme. Haberi i parë erdhi nga motra ime ajo më njoftoi …xhamat kudo, hekur kudo. Mirë që s’kanë qenë njerëzit jshtë. Në këtë gjenje që është shtëpia edhe mund të kishte njerëz të vrarë.I ka ruajtur Zoti”, tha banori mes lotësh.
Ndërkohë, banorët e një banese e cila ndodhet shumë pranë kapanonit të ndërtimit ku ndodhi shpërthimi kanë treguar për mediat momentet e panikut që kanë përjetuar. Njëri nga banorët tha se në ato moment në banesë ndodheshin 4 persona midis te cilëve dhe një fëmijë i sapo lindur.
“Që dje nuk jemi ndërmend. Shpërthimi ishte i fuqishëm, nuk e di edhe tërmeti llogarite..kur dolëm tym dynjaja. Ishte nusja, çuni i vogël, goca ime dhe plaka”, tha banori. Të gjithe familjarët kanë mbetur të shokuar ndërsa kaluan edhe natën jashtë ambientit të shtepisë.
Si pasojë e shpërthimit humbën jetën dy persona, Roland Hoxha dhe djali i tij Elidon Hoxha. Roland Hoxha 55-vjeç alias Landi Verçani (ka ndërruar identitetin për shkak të dokumentacionit), humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali i tij Elidoni ka ndërruar jetë ndërsa po transportohej drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe deputeti Bujar Çela, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. Në gjendje të mirë janë edhe 4 të plagosurit e tjerë që ndodhen nè spitalin e Lushnjës.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim. Dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.
Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi vinçi dyshohet se ka qenë duke ngritur bombola me oksigjen të cilat po përdoreshin për saldim. Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimi
/vizionplus.tv