Një ditë pas shpërthimit tragjik në Lushnjë, si paraqitet gjendja e të plagosurve

7 months ago 17

Një ditë pas ngjarjes tragjike në Lushnjë, gjendja shëndetësore e të plagosurve që ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë është e stabilizuar.

Deputeti socialist Bujar Çela iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë natës dhe momentalisht, sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe :

Related Posts

Bujar Çela u fut në sallën e operacionit për shkak të dëmtimeve të shumta që mori, kryesisht në bark, nga shpërthimi i fuqishëm.

Jashtë rrezikut për jetën është edhe i plagosuri tjetër Sokol Lumi, i cili po ashtu mbërriti mbrëmjen e të premtes te trauma me plagë të rënda.

Si pasojë e shpërthimit humbën jetën dy persona, Roland Hoxha dhe djali i tij Elidon Hoxha.

Roland Hoxha 55-vjeç alias Landi Verçani (ka ndërruar identitetin për shkak të dokumentacionit), humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali i tij Elidoni ka ndërruar jetë ndërsa po transportohej drejt spitalit të Traumës në Tiranë. /vizionplus.tv

Read Entire Article