Nje ditë pas tërmetit në Tajvan, bilanci: 9 të vdekur dhe mbi 1 mijë të lënduar

5 months ago 28
Reklamë

Një ditë pas tërmetit të fuqishëm në Tajvan, ekipet shpëtuese po punojnë pa ndërprerje për të nxjerrë nga rrënojat qytetarët e bllokuar.

Tërmeti 7.4 Rihter që goditi Tajvanin në orët e para të mëngjesit dje, la të paktën nëntë të vdekur, mbi 1 mijë të lënduar dhe dhjetëra qytetarë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Lexo edhe :

Related Posts

Autoritetet lokale në Tajvan bëjnë me dije se ekipet shpëtuese kanë arritur të nxjerrin gjashtë punëtorë që ishin bllokuar në një gurore në Tajvan, shkruan BBC.

Gjithashtu ekipet kanë arritur të shpëtojnë nga rrënojat edhe dhjetëra qytetarë të tjerë. Sipas shifrave zyrtare nga tërmeti janë regjistruar 9 viktima, ndërsa 1050 qytetarë janë regjistruar si të lënduar.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur gjithashtu dhjetëra persona të tjerë të bllokuar në një rrjet tunelesh të ndërtuara në këtë rajon malor.

Autoritetet janë në kontakt me 101 persona të bllokuar në ato tunele ose në zona të izoluara, por nuk kanë asnjë kontakt me 46 të tjerë, të cilët besohet se janë të sigurt dhe mirë Tërmeti i djeshëm në Tajvani është një nga tërmetet më të forta që ka goditur vendin në 25 vitet e fundit./vizionplus.tv/

Read Entire Article